Cungu takon punetoret grevistët te Kripores dhe premton zgjidhje

January 22, 2014   | Ekonomia / Ekonomija

Nazif-Cungu-Grevistet e Kripores-1Kryetari Cungu u taku me punëtoret e kripores së Ulqinit

Kryetari i komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu vizitoi sot puntorët e kripores së Ulqinit të cilët ditë më parë kanë ndërprerë punen dhe gjenden në grevë.
Kryetari i Sindikatës së kripores Marko Miranoviq e njoftoi kryetarin Cungu lidhur kërkesat e punëtorëve për shlyerjen e pagave, kontributeve si dhe obligimeve tjera që kjo ndërmarrje iu obligohet atyre.
Kryetari Cungu shprehu keqardhje për gjendjen e krijuar në këtë ndërmarrje dhe u garantoi që do të angazhohet maksimalisht për të ndikuar në përmbushjen e kerkesave të tyre.

Nazif-Cungu-Grevistet e Kripores
Ai u shpreh që Komuna e Ulqinit do ti drejtohet Qeverisë së Malit të Zi, Ministrisë së ekonomisë si dhe organit drejtues të kriporës së Ulqinit për organizimin e një takimi të përbashket për të diskutuar lidhur me tejkalimin e kësaj situate, poashtu për të diskutuar edhe lidhur me gjetjen e një zgjidhje të qendrueshme për punëtorët e kësaj ndermarrje.
Në ndërkohë, për shkak që me datë 26 janar të këtij viti zhvillohen zgjedhjet lokale në komunen e Ulqinit ai i porositi puntorët të jenë të kujdesëshem në mënyrë që kjo grevë të mos trajtohet politikisht.