Dritan Abazoviq: Revizioni i privatizimit dhe punës së Komunës – Video

January 22, 2014   | Lajmet / Vijesti

Dritan-Abazovic-pozitivna-crna-goraDeputeti i Malit të Zi Pozitiv Dritan Abazoviq ka deklaruar që kjo parti do të ndërmarr të gjitha masat nga niveli lokal lidhur me shkëputjen e kontratave dhe ndjekjen penale të investitorëve të papërgjegjshëm në Ulqin. Ai për “Vijesti ka paralajmëruar revizionin e punës së komunës. “Revizioni do të kryhej në afatin më të shkurt dhe askënd nuk do ta kursenim”, shtoi Abazoviq.

Sipas fjalëve të tija, është e nevojshme që në mënyrë tjetër të organizohen sekretariatet ekzistuese dhe formimi i zyrave të reja të cilat do të përmirësonin ambientin ekonomik.

“Ne menjëherë do të nisnim punimin dhe miratimin e planit strategjik të komunës, marketingun e planit për investime dhe planit për menaxhimin e destinacionit në turizëm. Po ashtu do të inicionim transferimin e institucioneve në Qytet të vjetër, duke filluar nga Organizata turistike, Shkolla e muzikes, Qendra për kulturë. Kemi planifikuar të formojmë dhe këshillin për menaxhimin e Kalasë”, theksoi Abazoviq.

Burimi: Mali i Zi Pozitiv

YouTube Preview Image