Ne Ulqin Festohet ditëlindja e Muhamedit a.s

January 22, 2014   | Reportazh / Reportaža

Festohet ne ulqin-ditëlindja e Muhamedit a.s-1Me rastin e ditelindjes se te Derguarit te Zotit Muhammedit a.s., Bashkesia islame ne Ulqin ka organizuar program me ligjerate dhe ilahi per te shenuar kete date te madhe te historise islame dhe asaj boterore. Programi u mbajt me date 17.01.2014 ne Qendren per kulture ne Ulqin

ne prani te me shume se 600 besimtareve te cilet e tejmbushen Qendren per kulture sa dhe qendruan ne kembe pergjate gjithe programit  duke i shtuar ketij manifestimi nje vlere te vecante. Programi filloi me lexim Kur’ani nga hafizi nga Stambolli Jakup Shenay dhe pastaj fjalen pershendetese e mori kryeimami i Keshillit te bashkesise islame ne Ulqin mr. Ali ef. Bardhi.

Kryeimami, pasi pershendeti me rradhe musafiret, te ftuarit, kryetarin e komunes z. Nazif Cungu dhe dy perfaqesuesit e partive politike te cilet i’u pergjigjen fteses se KBI-se dhe ishin te pranishem ne program z. Mehmet Zenka dhe z. Dritan Abazoviq,  foli per rendesine e ketij manifestimi i na freskon kujtimin e me te dashurit te Zotit dhe rruges se tij dhe poashtu ky kujtim na freskon zemrat dhe na shton dashurine tone ndaj tij. Prandaj, manifestimi i tille eshte pjese perberese e thirjes islame e cila bashkon besimtaret ne te mire, ne vende ku perkujtohet jeta dhe rruga e atij te cilin Zoti e beri shembull te cilin e ndjekim.

mevlud-program-Ulcinj

Ne emer te Meshihatit te Bashkesise islame ne Mal te Zi, fjalen pershendetese e mori mr. Behlul Kanaqi i cili permendi fjalet e te Derguarit Muhammed a.s. rreth dashurise se besimtareve ndermjet vedi duke bere me dije se dashuria dhe afrimi i besimtareve eshte kusht i shpetimit shpirtror, ndersa ky manifestim e arriti ne menyren me te bukur nje qellim te tille.

Pastaj prof. dr. Metin Izeti,  ligjerues i filozofise se artit ne Univerzitetin e Tetoves, dhe ish ligjerues ne Fakultetin e studimeve islame ne Shkup dhe Prishtine foli rreth jetes se Muhammedit a.s. duke potencuar thelbin e jetes dhe rruges se tij dhe rendesine qe ka kjo mbi formen e jashtme. Eshte e domosdoshme, shtoi ai, qe besimtari duhet marre parimet baze te jetes se tij sic jane butesia, toleranca, vellazeria dhe t’i implementoje ne boten ku jeton. Nuk mundet besimtari qe problemet e kohes moderne t’i spjegoje dhe ti  zgjidhe me metodat e shekullit te XV por duhet te beje te kunderten.  Duhet qe problemet qe egzistojne ti zgjidhe me metodat bashkohore dhe ne jeten reale t’i zbatoje parimet islame. Dashuria ndaj Muhammedit a.s. nuk mund te spjegohet me terma juridike se eshte hallall apo haram sepse ajo eshte pjese e botes shpirtrore dhe nje manifestim i tille nuk duhet shikuar nga ai aspekt. Dashuria per Muhammedin a.s. eshte pjese e besimit dhe askush s’guxon te na zhveshe nga dashuria ndaj tij sepse nga dashuria ndaj tij, behemi ndjekes dhe sherbyes te rruges se tij por jo kopjues. Nuk mund ta kopjojme Muhammedin a.s. por mund ta ndjekim shembullin e tij. Ismail Hakki, nje nder komentuesit e Kur’anit thot se kerkonte nje spjegim te tille derisa pa ne enderr vete te Derguarin Muhammed a.s. i cili i beri me shenje nga gjurmet e tij. Ne duhet te ndjekim gjurmet e te Derguarit a.s. ne jeten tone te shekullit XXI.

Me pas prof. Izeti foli per lidhjen e Islamit me kulturen dhe qyteterimin duke na kujtuar se Islami eshte fe e qyteterimit dhe se eshte perhapur permes kultures dhe qyteterimit te cilen vete e ka gjeneruar. Islami nuk ka kopjuar por eshte kopjuar nga sistemet e tjera dhe Evropa i ka borxh te madh Islamit dhe muslimaneve per zhvillimin e vet te pergjithshem. Islami cdohere duhet te jete burim edukate, kulture dhe qyteterimi dhe se ata te cilet jane kunder kultures dhe qyteterimit islam, jane vete armiqte e Islamit – tha nder te tjera dr. Metin Izeti.

Pastaj performuan nxenesit e Kopeshtit te femijeve te KBI ne Ulqin “Lulishtja e dritave” Shefket Dollaku dhe Nejra Resulbegu si dhe recitueset Medina Cura, Maida Cura dhe Flora Ceja te cilat u paraqiten me monolog.

Ne fund fare, grupi me ilahi “Evlad-i Fatihan” nga Shkodra i perbere nga Resmi Lika dhe Orhan Dani recituan disa ilahi me te cilat u mbyll programi.

Burimi: islam-ul.com