Mali i Zi: Gazetarët malazesë sot në protestë – Video

January 23, 2014   | Rajoni / Region

grevaegazetareveKryetarja e Sindikatës për mediat, Marijana Camoviq, tha se protesa është planifikuar për sot sepse mbahet edhe Dita e gazetarëve në Malin e Zi.

Sindikata e mediave në Mal të Zi sot në Podgoricë do të organizojë protestë kundër Qeverisë malazese, për shkak të, siç është njoftuar, një numri të madh të sulmeve të pandriçuara ndaj gazetarëve.

Kryetarja e Sindikatës për mediat, Marijana Camoviq, tha se protesa është planifikuar për sot sepse mbahet edhe Dita e gazetarëve në Malin e Zi.

Ajo theksoi se të punësurit në mediat malazese nuk kanë arsye që të festojnë, sepse pozita e tyre në mënyrë konstante përkeqësohet, ndërsa profesioni degradohet.

Sindikata e midiave më 17 janar organizoi aksion “Ndal dhunës ndaj gazetarëve”, qëllimi i së cilës ishte që të tërhiqet vëmendja e opinionit për atmosferën në të cilën ata janë shënjestër e shpeshtë e sulmeve.

Qeveria malazese më 26 dhjetor të vitit të kaluar formoi komision i cili do të merret me ndjekjen e vendosjes së organeve shtetërore në hetim të rasteve të dhunës dhe vrasjes së gazetarëve.

Yllipress

http://www.monitor.co.me/images/stories/videos/film.mp4