Vjeshta Milionerëve nga Muzafer Beljo Çausi

January 25, 2014   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti
PESHKATARIHommage
Qiro Zyberi, Emro Abazi, Rizo Shurlla, Caf Ishmaku, Stevo Mashanoviq, Shyqo Ustabeqiri, Fillip Batriqeviq, Musa Kahari, Jusho Nimanbegu.. VJESHTA E MILIONERËVE– Kët vit unë kam m’i ba grupën! Ti, Ape, eja, se pa ty nuk munemi! Ti shika, urdhna, na kemi me t’nigju, – e bindte Buroja babën.
– A e di unë, se ti dhe ata bastardhat e tu, qi ke m’i pru, sa keni me m’nigju… Kemi me ja qi tamë tanë peshkut t’kti deti! I mjeri une, se me çfarë bastardhash duhet ta nxjerr bukën pi detit! – ankohej Apa, duke i njohur ata horra më mirë se kushdo. Si ai vet që ashtu ishte deri dje.
Tek sa ka kaluar sezoni turistik, vetëm edhe ndonjë turist sillet nëpër Ranë. Tash vjen sezoni i tretë – i peshkut. Rana bëhet gati për të shkuar në Bunë, që të pritet dhe t’i urohet rruga e dasmave të qefullit. Shtrihen kanavacat dhe netohen rrjetat, janë kallafatuar anijet, mblidhen njerëzit. Buroja e ka bërë ekipin.
Rrinë në trotuar, dhe e harxhojnë “fitesën” e punës së pa nisur të gjonjës…
– Nse xejmë njizet kintalë, ka njiqind dinarë qilja, ndaje për gjashtë vetë, edhe për tratkën, shtatë… – nuk isht pare e vogël për nji muj! – bën hesap Osoja.
– Njizet kintal?! – s’ pa lagemi për njaq, – pa nji vagan qefull unë nuk shkenj në gjonjë! Mu Monika ka me m’i çu aq pare vetëm nse m’ bjen n’ mend! E kam shti n’ barxh! – zgërdhihet Faruku, “Frenki” sezonal.
– Ku isht aja Monika jote, t’qift n’ mythë!: Askush i gjallë nuk ta pa, veç nse çysh natën e parë e ke sakatu me rrush e e ke lanë shakull n’ shtrat. E ke zhgatru, ti qis i madh! – kërcen Dilajla, dhe sikur të mos kishte thënë asgjë, bëri nëpër trotuar disa hapa balloje, me ndonjë partnere të imagjinuar.Riza-Shurdha-me-Qiron
– Maj, maj, maj, dilajla!.. si i kam sjellë në baçen e “Jadranit” çda natë, kuku nana jeme! Masanej ja nis tango argentino, tanë largohen me lshu vend dhe me m’shiku, e unë e kpus n’kryq at gjermaneshën. Ai burri gamar da me plasë… – flet ky i marrë mendësh.
– Pasi, ti ja ke majtë çadrën, i ke ba hije, e të tjerët t’i kanë kurullu – e ve në lojë Osoja.
Merr hov Dilajla, “kampion i tarracave verore”, do të rrihet!
Kërcyen pa qejf ta qetësojnë, ia dinë trimërinë.
– Hajde, ball ma! Dum t’ mrrim gjallë në Bunë! Atje isht grupi i Stevos dhe i Qiros, e na knejna “zajebatemi”!
Shikon Apa me bisht të syrit shokët që u avitën, bën me krye, shfren.
– Le, babë, kanë me qenë t’mirë, ke me pa! – I kam shokë, ku kanë m’i marrë dinarin e shkretë? – i pëshpërit Buroja duke e qetësuar të atin.
Si hynë në barakë, Osoja e ndezi shporetin. E solli një tavë, një garuzhde, lugë… Ai do të ziejë, dhe do ta sigurojë ushqimin. Veç i ka mbushur dy “cegera” në “Vraçar”, e ka bindur shefin, Emron, që t’ia japë veresie. Si të zënë peshkun e parë – qe paratë.
Sillen djelmoshat rreth barakës, shikojnë gjithkah, bjerrin kohën. E shikojnë Apën, se a do të thotë gjë, se a duhet të bëjnë gjë. Nguten të grumbullojnë milionat e veta.
– E, punë boshe! – hidhërohet “Frenki” – unë e tres kohën me ju, tesh pesë ditë, si budalla, e kam mujt tesh me Monikën të jem në ndonji jaht – sa m’ka lutë!… E unë kam qef me nejt me shokë!.. Seç “kreten” jam unë.
– Edhe je! – gjuan fjalë dikush – masi i vesh teshat e danji Hermani t’dekun, qi t’i ka çu Monika!
Të gjithë qeshen me kënaqësi.
Apa bëhet nervoz. Shëtit nëpër plazhin ranor, vështron, shikon kah qielli pulëbardhat, e njeh çdo valëzim të sipërfaqes së ujit, e për ata bastardhat në fllugë, as që mendon, i bie terri para sysh.
“Frenki” kërcen me ato bukuroshet e tija gji dhe bythë mëdha, që ia kanë hapur shalët në “ÇIK”. Nuk ndahet prej tyre që kur erdhën.
– E, Apë, a kishe mujtë m’i ba gja ksaj? – ia tregon atë që i pëlqen nga faqja e mesme.
– Ty, mare bir, pod hitno duhet me ta pru danji gru n’ shpi, baba duhet me t’ pshtu, me ba sevap, se ti shkapërceve! Ashtu edhe unë kur kam qenë i ri, më ra n’kry, par, faliminers Zotit, m’martun, e unë: bap e bap, bap e bap çda natë, m’u knaqë… Skapullova!
– Lene, babë, pash nerin! – s’i pëlqen Buros.
– Pse, pa rrenj, njashtu ka qenë! – s’ jepet Apa.
U soll shirok. Si duket forcohej, e kjo do të thoshte së paku tri ditë të kota. Shiu i mbylli në barakë, andaj i qitën letrat në tavolinë. Apa shkoi të flinte te fqinji, s’mund t’i shikonte më…
Në mbrëmje prej qytetit erdhi Osoja, prapë me dy qese plot dhe me dy gajbe birrë, plus.
Emroja të gjitha i shënoi në defterin e tij dhe të presë t’i nxjerrin paret prej Bunës…
Gjithë natën luajtën letra dhe shterën shishe. Dikur, natën vonë, e lënë atë punë, i bën hesapet dhe, Dilajla, e pa se nuk e shpëtonte as një vagon peshku. Buroja i ka bërë lesh, ua ka fituar alamet parash. Veç edhe të zënë peshk dhe t’i paguajnë humbjet!
U shtrinë të flinin ku gjetën vend dhe ia nisën të gërhitnin në kor.
Vetëm Hilmoja doli para barake, dhe e ndezi një cigare, duke shikuar atje ku nis agimi. Ai nuk foli që kur erdhën, nuk i pëlqejnë shakat e pa kripë, as peshku s’e kënaq, asgjë s’e interesonte. Kishte ardhur vetëm që të largohej pak, të hiqej prej shtëpie, të mos e shikonte Nurijen e tij të pikëlluar. U martua pranverën e kaluar, tamam sa u afrua mirë me Nurijen, mezi prisnin të binte terri – ia arriti vera…
Babai, kapoja kryesor i shtëpisë, vendosi që tanë familja të mblidhet në një odë, që ato dy të tjerat të jepen turistëve…
E pati ai këndi i dashurisë së Nurjes në kurvëri verore, e ata mbetën të shtriheshin në çardakun e akshihanes, të gjithë grumbull.
Tri net ka duruar ashtu, të flinte afër Nures e mos të guxonte ta prekte me gisht, prandaj, natën e katërt ndenji të flinte në hotel ku punonte. Ashtu edhe natën tjetër, edhe asaj tjetrës dhe – gjatë gjithë verës…
Tash, kur i është kthyer dhoma, s’e ka Nurijen! S’e le t’i avitet, nuk i zë besë assesi se gjatë tërë verës ka fjetur vetëm në hotel!Në agim, papritmas, ra shiroku. Nisi të frynte era e ftohtë e veriut dhe, si çohet dielli, era bëhet edhe më e fortë. Murrani gjithmonë e qet qefullin prej Bunës në det.
Apa u zgjua herët, ai shikon peshkun, frymë s’merr. Të gjitha shenjat janë se do të ketë gjonjë. Shkoi te baraka, të zgjonte grupin. E hapi derën, ia zuri frymën qelbësira e birrës, e fenave dhe e pordhave… E mbylli hundën me dorë, u largua dhe nisi t’i thërriste, t’i zgjonte. Zgjohen, mahmur, me sy të skuqur… E shajnë fatin e mjerë si i krijoi të varfër të këputur, që në peshkim të kërkojnë pasurimin…
U veshën disi dhe, disi, dolën nga baraka. Flluga plot ujë, duhet cakuar me shpejt, por spoli s’është askund. Kur nisën të hedhin jashtë pajollat dhe të cakonin ujin e shiut prej sulltinave, Apës i pëlciti. I çoi në pidh të sëmës gjithë sa ishin dhe e urdhëroi djalin menjëherë ta voziste në shtëpi. Gjysmë ore e lutën, u përpoqën ta ndalnin të mos ikte: çka të bënin ata pa të? Megjithëse, të flasim drejt, as që kanë ditur se çka të bënin me të!Riza-Shurdha-me-Qiron.1
Atë ditë Stevoja dhe Bahriu i kanë pasur rrjetat ding…
… Rrjeta e Apës as nuk ishte lagur.
Ditëve në vijim Apa aplikon diktaturën personale: s’ka më të luhet bixhoz, s’ka më pije, të gjithë të rrinë atento për çdo fjalë të tijën. Nëse ju pëlqejnë milionat!
Marrëveshja u respektua, sidomos ai për të qenë esull. Aq më parë pse prej Emros më s’kanë mundë të merrnin më asnjë gram kripe veresie. S’ka njeriu durim të presë kur do të pasurohen ata!..
U bën të mirë dhe të vyeshëm djelmoshat. Ditë të tëra i kaluan në fllugë, duke e shikuar dhe dëgjuar Apën. Prisnin t’ua tregonte masën, prisnin t’u thoshte se në cilën anë duhet rrethuar, kur duhet t’ia nisnin… Asgjë nuk ndodhte me ditë. U bë një kohë e qetë, bonacë, një bonacë që të jep përshtypjen se kurrgjë s’ka për të lëvizur…
… Mirëpo, një ditë, megjithatë, ndodhi!
U nxi sipërfaqja e detit para syve të Apës, zemra iu dridh, goja iu tha. Shikoi kah flluga. Djelmoshat rrinë atento.
– Ërrja! – nisuni! Ktupani! – ua bëri dhe me dorë në rrodomin.
– Kontra kurentës duhet me nisë me tratkë, që masa t’ hyj vet e ta mushë thesin…
Nisi ta lëshonte Buroja tratkën prej bregut dhe u tha Osos e Hilmos, që rremonin:
– Voga, dirito përjashta!
U nisën me shpejtësi e me shkathtësi, u larguan disa dhjetëra metra prej bregut. Mirëpo, kur je baksuz, s’i shpëton, hapja derën!
Sesi u ngatërrua tratka për kalunin e bashit dhe flluga ia nisi të gërgonte prej shulit në breg…
– Kce, Frenki, Faro, hidhu n’ujë, hidhe cimën në breg! – vërriti Buroja, pasi që disi e hoqi rrjetën prej kalunit.
– Uji isht i ftoftë! – hamendej ky, prandaj nisi të zhvishej pa qejf.
Kur Buroja bërtiti pak më shumë, “Frenki” i hoqi pantallonat dhe – doli me do brekë femrash ngjyre roze, me lule, me ojna!..
Rremtarët ranë për pajolla duke qeshur. I lëshuan rremat, fllugën nisi ta merrte rrjedha…
Apa në breg asgjë s’e merr vesh, kërcen, rreh me duar, bërtet…
“Frenki”, në një çast i hutuar, i vjen turp për ato brekë të femrave, megjithatë u gjet. Prej zorit, ia nisi si palaço të luajë karagjoz, të përdridhej, të luante striptiz…PESHKATARET E ULQINIT
E ndali Buroja, rreptë atë cirk. Rremtarët e drejtuan fllugën, por peshk s’kishte më askund! Ka humbur masa, ashtu siç di të bëjë kur trazohet – kur përnjëherë fundoset! Nisën me panik ta përcillnin: – S’isht kërku! Apa dridhet, nget nëpër breg, e shikon me ethe. Kur prapë e vërejti masën, më mirë të mos e kishte parë. Peshku ishte larguar shumë nga bregu, s’ mund të rrethohej më me tratkën e tyre…
– Mas me ju pa ma me sy! – shkumonte Apa, kur të lagur u mblodhën para barake.
– Kpute qafën ti me ta, bastardh bastardhit, ku m’igjete kta horra!

Të nesërmen në Ranë, me një copë tjegulle, Osoja shkarraviste në trotuar, shtonte dhe hiqte dhe, në fund e bëri tamam hesapin se, gjonja edhe ashtu nuk paguhet: dhjetë kuintalë – nga njëqind dinarë…
– Hajde, mas ha mut, mlidhi paret e paguje borxhin, se ka me na qi nanën Emroja! – i vrarë tha Buroja.
– Unë s’kam gajle për hisen teme të borxhit, s’janë gja pare, vetëm sa t’i them Monikës me m’ çu… E, ç’m’u desht qi s’shkova me te me atë jahtën! – shfreu “Frenki” në çastin kur Dilajla e kapi për beli dhe me të në trotuar bëri katër hapa balloje – tango argjentino!…

Muzafer Beljo Causi Facebook