Besnik Tahiri: Forcës bashkohuni e mos u përçani

January 27, 2014   | Shoqëria / Društvo

Besnik-Tahiri-Nazif Cungu-BashkohuPas 24 vjet pluralizëm në Ulqin, PSD-ja, partia e Milo Gjykanovicit i fitoi zgjedhjet lokale në komunën e Ulqinit duke i fituar 9 mandate, një më shumë se FORCA e cila për 100 vota e humbi një mandat duke mbetur partia e dytë. Sipas rezultateve jozyrtare, në kuvendin lokal të Ulqinit do të kemi këtë pasqyrë: PDS 9 këshilltarë, Forca 8, Koalicioni ”Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” 7, UDSH 3, Mali Zi Pozitiv dhe PSD nga 2, Fronti demokratik dhe PPS nga 1.

Edhe pse numri i mandateve për partitë shqiptare është gjithsej 18 dhe si të tillë mundë të mandatojnë një kandidat shqiptar, prapëseprapë kjo situatë duhet të jetë një mësim për spektrin politikë shqiptar të Malit të Zi se kështu të ndarë e përçarë janë duke humbur dhe duke i shkaktuar dëme të mëdha komunitetit shqiptar në Ulqin.

I ftoj, në radhë të parë miqtë e mi të Forcës si dhe edhe kolegët tjerë që këtë rezultat ta marrin si një mësim dhe moment reflektimi. Shpresoj dhe njëherit kisha me kërkuar nga 18 këshilltarët komunal të Ulqinit që ti lënë anash ndasitë dhe të lidhën për kandidatin shqiptarë për kryetar komune.

Përndryshe, për lexuesit që kanë më pak njohuri për zhvillimet politike në Mal të Zi, në zgjedhjet e kaluara parlamentare për shkak të ndasive në mes të partive politike shqiptare për pak vota u humbë një mandatë në Parlamentin e Malit të Zi për komunitetin shqiptar.

Besnik Tahiri Facebook