Deklaratat e Mediave: Fiton pas 24 vitesh partia e kryeministrit Milo Gjukanoviç

January 27, 2014   | Ekonomia / Ekonomija

gjukanoviq ne UlqinZgjedhjet e parakohshme lokale në Ulqin kanë nxjerrë në avantazh pas 24 vitesh pluralizëm, Partinë e Kryeministrit Millo Gjukanovic, e cila ka marrë 3177 vota ose 9 mandate këshilltarësh nga 33 që ka gjithsej këshilli komunal i komunës së Ulqinit, e pasuar nga Partia FORCA e Nazif Cungut me 2930 vota ose 8 këshilltar, Koalicioni “Bashkë për të ardhmen” që përbëhet nga disa parti shqiptare ka marrë 2336 vota ose 7 mandate këshilltarësh, Unioni Demokratik I Shqiptarëve me 3 mandate këshilltarësh duke vijuar me 2 këshilltar Partia Social Demokrate, 2 Mali i Zi Pozitiv, 1 këshilltar Partia Popullore Socialiste dhe Fronti Demokratik 1 këshilltar.

Kështu që tashmë partia e cila ka të drejtën e propozimit të emrit të kandidatit për kryetar të Komunës së Ulqinit është Partia Demokratike e Socialistëve e Kryeministrit Millo GjukanoviC së cilës do I duhet të futet në bisedime për koalicion pas zgjedhor. Por cila nga partitë politike shqiptare do futet në koalicion me partinë e Gjukanoviqit për të qeverisur Ulqinin kjo mbetet për tu parë pasi nga 33 mandate për të krijuar shumicen duhet 17. Ndërsa se kush do jetë Kryetari i ri i Komunës së Ulqinit kjo do jetë cështje e bisedimeve dhe e koalicionit i cili do jape mbështetje në këshillin komunal.

ABC News