Deklaratat e Mediave: Përçahen partitë shqiptare, humbin Ulqinin

January 27, 2014   | Bota

Komuna-e-UlqinitUlqin, 27 janar – Në zgjedhjet lokale të së dielës në Mal të Zi, Partia e Milo Gjukanovicit ka arritur të marrë më së shumti mandate në Asamblenë e Ulqinit.

Kështu, pas 24 vjetësh, kjo komunë me shumicë shqiptare nuk do të udhëhiqet nga një parti shqiptare.

Kryetari i deritashëm, Nazif Cungu ka thënë se nuk ka pritur humbje të partisë së tij, Forca e Re Demokratike, e cila ka marrë tetë vende në Asamble, derisa partia e Gjukanovicit ka marrë një më shumë, apo 9 asamblistë.

Në një deklaratë të Partisë së Nazif Cungut thuhet se e pranojnë humbjen derisa do të punojnë që në zgjedhjet e ardhshme të rimarrin pushtetin në qytetin e Ulqinit.

“Z. Cungu shtoi se padyshim që nuk e priste një rënie të tillë në këto zgjedhje por gjithësesi ky rezultat do të shërbente si shkollë për Forcën dhe kjo parti do të punonte më shumë e më mirë në të ardhmen. Në fund kryetari i Forcës deklaroi se pavarsisht nga kjo betejë, lufta e Forcës në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve dhe në përmbushjen e programit të vetë politik nuk do të ndalet, por do të vazhdojë edhe më fuqishëm në të ardhmen”, thuhet në deklaratën e Forcës së Re Demokratike.

Zhurnal