Deklaratat e Mediave: Shqipëtarët humbin Ulqinin

January 27, 2014   | Real Estate

zgjedhje-mal-te-ziSipas rezultateve jozyrtare të zgjedhjeve lokale të mbajtura kësaj të diele në Ulqin, rezulton se Partia Demokratike Socialiste e kryeministrit te Malit te Zi, Milo Gjukakoviq, pas 24 vjet pluralizëm politike, ka fituar epitetin e partisë më të fortë në këtë qytet.

Sipas këtyre rezultateve, pesha e partive politike në parlamentin lokal është si më vijon: PDS 9 këshilltarë, Forca 8, Koalicioni ”Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” 7, UDSH 3, Mali Zi Pozitiv dhe PSD nga 2, Fronti demokratik dhe PPS nga 1.

Numri i këshiltarëve të partive shqiptare është18, që është i mjaftueshëm për të qeverisur me Ulqinin por, që gjasat për një gjë të tillë nuk janë edhe aq të mëdha, pasi keto varen nga partia qe fiton zgjedhjet.
Për qeverisjen e re të Ulqinit do të vendosin bisedimet paszgjedhore në mes partive.

Bota Sot