Deklaratat e Mediave: Shqiptarët humbin Ulqinin, fiton partia e Gjukanoviqit

January 27, 2014   | Reportazh / Reportaža

shqiptaret-ne-mal-te-ziPartia Demokratike e Socialistëve në Mal të Zi e udhëhequr nga Milo Gjukanoviq ka fituar zgjedhjet lokale në Ulqin.

Kjo parti ka fituar shumicën e mandateve të këshilltarëve, dhe se me këtë tashmë shqiptarët kanë humbur drejtimin e kësaj komune. PDS e Gjukanoviqit ka fituar shumicën e mandateve të këshilltarëve komunal apo 9 këshilltarë, ndërsa partia shqiptare FORCA ka fituar 8 mandate dhe se me këtë ajo humb të drejtën e formimit të qeverisjes komunale. Kjo parti në mandatin e kaluar ka fituar 11 këshilltarë komunal.

Koalicioni “Së Bashku për të ardhmen e Ulqinit ka fituar 7 mandate, Unioni Demokratik i Shqiptarëve 3 mandate, SDP dhe Partia Pozitive nga 2 mandate, SNP dhe Fronti Demokratik nga 1 mandat.  Nga Partia e Gjukanoviq mbrëmë kanë festuar fitoren, duke theksuar se për 30 për qind kanë rritur votat në Ulqin. Jehona e votuesve ka qenë 63, 9 për qind. Vota e përçarë e shqiptarëve ka bërë që të humbet kjo komunë e rëndësishme, kanë theksuar analistë malazez.

INA