Deklaratat e Mediave: Ulqinin e fiton PDS e Gjukanoviqit
Ulqin, 27janar – Në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të së dielës në Mal të Zi, Partia e Milo Gjukanoviqit ka marrë më së shumti mandate në Asamblenë e Ulqinit. Kështu, pas 24 vjetësh, kjo komunë me shumicë shqiptare nuk do të udhëhiqet nga një parti shqiptare.Kryetari i deritashëm, Nazif Cungu ka thënë se nuk ka pritur humbje të partisë së tij, Forca e Re Demokratike, e cila ka marrë tetë vende në Asamble, derisa partia e Gjukanoviqit ka marrë një më shumë, apo 9 asamblistë.
Në një deklaratë të Partisë së Nazif Cungut thuhet se e pranojnë humbjen, derisa do të punojnë që në zgjedhjet e ardhshme të rimarrin pushtetin në qytetin e Ulqinit.
Këto janë rezultatet preliminare:
Partia demokratike socialiste (PDS) – 3177 vota- 9 mandate,
Forca e re demokratike – 2928 vota – 8 mandate,
Koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” – 2336 vota – 7 mandate,
Unioni demokratik i Shqiptarëve (UDSH) – 1057 vota – 3 mandate,
Partia socialdemokrate (PSD) – 817 vota – 2 mandate,
Mali i Zi Pozitiv – 675 vota – 2 mandate,
Partia socialiste popullore – (PSP) – 477 vota – 1 mandat,
Fronti demokratik – 388 vota – 1 mandat.
Se cila forcë do ta formojë qeverinë komunale, do të varet nga koalicionet paszgjedhore.
Koha Net