Deklaratat e Mediave: Zgjedhje në Malin e Zi: Shqiptarët humbasin Ulqinin

January 27, 2014   | Shoqëria / Društvo

Fitorja-e-malazezeve-me-flamur-shqiptarPartia e kryeministrit Milo Gjukanoviç ka dalë fitimtare në zgjedhjet lokale të Ulqinit. Pas përfundimit të votave DPS ka marrë 9 vende, Forca 8, “Së Bashku për një Ulqin Më të Mirë” 7, DUA 3, SDP 2, CG 2 ndërsa SNP dhe DF nga një vend. Këshilli i Komunës ka 33 vende.
DPS ka bërë kështu çudinë duke ia kaluar për herë të parë në histori Forcës së shqiptarëve. Më shumë se 3,100 vetë (nga 19,169 në total) votuan për partinë malazeze që gëzon edhe pushtetin qendror. Mbase 30% më shumë se në zgjedhjet e fundit.
Çfarë zhgnjimi nga ana tjetër për shqiptarët. Forca ka mbetur vetëm me 8 vende në Këshillin e Komunës nga 11 që kishte përpara zgjedhjeve.
Nazif Cungu kryetari i Forcës pranoi publikisht se partia e tij kishte marrë vetëm tetë vende në Këshill, nga të paktën 10 që shpresonte. Ai fajësoi rolin e luajtur nga qeveria qendrore dhe nuk pranoi të fliste për një koalicion të mundshëm me partinë kryesore malazeze për të qeverisur së bashku qytetin e shqiptarëve.
DUA (Unioni Demokratik i Shqiptarëve) priste shumë më tepër vota. Me vetëm 3 vende në Këshill zhgënjimi ishte i madh.
Për krahasim rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2010 në Ulqin ishin: (Forca – 11 , DUA – PDP – 10 DPS – 7 , Koalicioni Së Bashku për Ulqinin… 2, SDP – 2 etj).
Zgjedhjet e parakohshme, përçarja mes shqiptarëve dhe ndihma e pabarabartë nga qeveria qendrore ndikuan të gjitha në humbjen e shqiptarëve.
Në fotografi e Krajl Nikollës është duke qarkulluar mes shqiptarëve në Facebook, me shënimin: “Unë vërtetë e mora Ulqinin me luftë në vitin 1880, por pasardhësit e mi, një ditë do ta marrin me votat e shqiptarëve!”
Është megjithatë interesante që një fotografi e shtypit lokal tregonte festën e mbështetësve të partisë së kryeministrit, një automjet nga valëvitej jo vetëm flamuri malazez por edhe ai i shqiptarëve.
(Illyria Press – Sipas medias lokale)