Deklaratat e Mediave: Zgjedhjet lokale në Mal të Zi, shqiptarët humbasin Ulqinin – Video

January 27, 2014   | Turizmi / Turizam

Zgjedhjet-Lokale-2014-Ulqin-Ulqini-Lokalni-Izbori-UlcinjPartia Demokratike e Socialistëve në Mal të Zi e udhëhequr nga Milo Gjukanoviç ka fituar zgjedhjet lokale në Ulqin.

Kjo parti ka fituar shumicën e mandateve të këshilltarëve, ndërsa tashmë shqiptarët kanë humbur drejtimin e kësaj komune.

PDS e Gjukanoviç ka fituar shumicën e mandateve të këshilltarëve komunal apo 9 këshilltarë, ndërsa partia shqiptare FORCA ka fituar 8 mandate . Kjo parti në mandatin e kaluar kishte fituar  11 këshilltarë komunal.

Koalicioni “Së Bashku për të ardhmen e Ulqinit” ka fituar 7 mandate, Unioni Demokratik i Shqiptarëve 3 mandate, SDP dhe Partia Pozitive nga 2 mandate, SNP dhe Fronti Demokratik nga 1 mandat.

Vota e përçarë e shqiptarëve në Komunën e Ulqinit  me shumicën e popullsisë shqiptare, ka bërë që të humbet kjo komunë e rëndësishme, kanë theksuar analistë malazez.  Ulqini drejtohej nga shqiptarët  që nga fillimet e pluralizmit politik në Mal të Zi.

RTV ORA NEWS

YouTube Preview Image