Zeneli: Gjërat nuk ndodhin Rastësisht

January 27, 2014   | Turizmi / Turizam

haxhi-zeneliHaxhi Zeneli

Kush ishin të paret tanë? kush jemi neve?

Për të mësuar diçka nga e historia duhet që të shikohët mbrapa dhe të krahasohët e kaluera me kohën në të cilën jetojmë sot,dhe me anën e këti krahasimi real mund të mësojmë diçka.Kur flasim për baballarët tanë ka rendësi të dime se kush ishin ata dhe medomos që duhet të përmendën meritat e tyre të pa mohueshme.Të parët tanë me mjeshtrin e tyre të kohës,sot mund ta quejm politkë,kanë ditur të ruejn traditat dhe identitetin e tyre kombëtar duke filluar prej aty ku ata e kanë pasur me afër.Pra po fillojmë aty ku ata e kishin më afër vetës i cili ishte identiteti i tyre personal,ku sllavët u munduan të tjetërsojn identitenin e tyre kombtar por këto njerz të pa shkolluar  kanë gjetur mënyrën që mos ti përdorin inlfuencat shtetërore të asaj kohe siç ka qenë prapashtesa e mbiemrit-VIQ,por këta shqiptar Anamalas e gjetën mënyrën se si të ju shmangëshin këtyre grackave,duke mos i përdorë ato mbiemra në jetën e përditëshme kur  s’ka qenë nevoja,por i përdorëshin emrat e prindërve të tyre si p.sh.Can Meti,Selim Beqa,Pjetër Marku,Mark Luca,Riza Heta,Sylo Isufi e keshtu me rradhë pra u identifikojshin në këtë mënyrë,sepse nuk kishin dëshirë ta mbajshin pas vetes kët prapashtesë apo bisht që ju kishin ngjitur sllavët,në mbiemrat e tyre.

Parimi kryesor i këtyre prindërve tanë ka qenë që fëmive të tyre pas vdekjes mos të ju lëjn faqen e zezë,por të trashigojn gjerat më të mira siç dëshiron një  prindër për fëmin e vetë.

Unë përsonalisht kamë qenë dhe jam adhurues i fjalëve të urta popullore që ka lënë populli pas tyre dhe jam munduar gjithmonë të mësoj nga këto fjalë që ata i kishin thurur pasi që kanë pasur ndonjë përvojë të hidhur.

Po e nisi me disa fjalë të pleqëve tanë nga trevat tona shqiptare tē Anës sē Malit.

Një plakë i trevave tona shum i njohur për atë kohë i quajtur Can Meti cili ka lënë shum thenje të urta por po citojm një nga këto thënje që sot mund të vihën në praktikë,për situatën e krijuar në trevat tona,për arsy se nganjëherë njerzit sa do që ju shpjegohën gjërat, përsëri kemi përshtypjen që nuk I mbajn në mend ose ju duket vetja shum të mençur sikurse janë politikanët shqiptar sikurse nuk marrin vesht,ku plaku ka thën”Nuk ka ma zori se me i mush mendjen t’marrit”(t’çmendurit).Sa herë duhet ti shpjegohet ketyre njerzëve,që pa bashkim nuk ka fuqi,kurse disa prej tyre mendojn se mund ti bëjn gjërat vetem,të cilët disa kanë interesat personale në ballë të ç’do agjende,për të arritur aty ku ja kanë vu syrin,dhe kanë fituar një vetëbesim të tepruar që janë shum të mençur dhe bëhen sikurse i njofin gjërat dhe janë bërë ekspert në fushën  politike dhe nuk pranojnë këshilla nga askush.

Më kujtohët një thënje babagjyshi tim Selim Beqa edhe ky një plakë i urtë i asaj kohe më kujtohet prej që kurë isha fëmi ai përcillte lajmet nëpër mes të radio valëve ku u fliste për politikën e asaj kohe,dhe pastaj diskutonte duke bërë bisedë,kush do që ishte i pranishëm po qofshin edhe fëmit,duke përmendur “arren” një pemë në qendër të Katerkollës ku u bënte tregtia dhe thoshte:“Po të dalish tek Arra ditën e Ejte me shitë mend edhe nese janë për mu ble,nuk vjen askush me i ble,sepse të gjith thonë kena boll e s’na duhen ma”. Jo pa qëllim i përmenda këto thënje të pleqëve tanë,ku kemi mjaft,sepse ishin me një përvojë jetësore më të madhe ku ata mësuan shumë nga përvoja jetësore e tyre,edhe pse ishin të pa shkolluar,ata ishin nuhatës të mirë grackave e shtërore të atyre kohërave.

Shumica e kësaj popullate ishin analfabet por me një nderë të madh dhe faqe të bardhë na i përcollën trevat tona të pastërta gjeri në ditët tona me një shembëlltyrë që ne duhët të mburremi me stërgjyshërit dhe gjysherit tanë,ku për fatë të keq ne e injorojmë të kaluarën e tyre,që mund të mësojmë shumë nga ajo.

Baballarët tanë në mënyrën më të thjeshtë ato identifikonin politikën e asaj përiudhe ku e queshin në popullorçe ‘rrena”dhe nuk vazhdonin më gjatë,kurse sot partit bëjnë politikë me popullin dhe i shkreti popull po i hanë këto rrena,më mire se baballarët e tyre,edhe pse i themi vetës “intelektual”.Prandaj nëse ne duhet që mos ti lëjmë faqen e zezë gjeneratave pas neshë,të gjith ne duhet të brengodemi se çfarë po ndodhë sot me popullin tone,patjetër duhet të bëjmë ate që gjenaratat të cilat vinë pasë nesh të mburren me neve ashtu siç mburremi ne sot me të paret tanë që edhe ata nuk e kishin lehtë të qëndronin  para stuhive të atyre kohërave.Faktet tregojnë se ata e kryen detyrën e tyre me nderë dhe me faqe të bardhë para historis kombëtare duke mos e shitur vehtën, token,gjuhën dhe asnjë gjë të shtrejt kombëtare.Pra siç na rrjedhin sotë punët në skenën politike kombëtare në trevat tona autoktone nën administrimin e Podgoricës,e theksoj se nuk kamë për qëllim të bëjë analizë të gjendjes momentale sepse nuk jamë analist,por flasë me intuitën e atyre fjalëve nga pleqët tanë që edhe pse nuk kanë qenë të shkolluar,kanë ditë të ndajn të mirën nga e keqa,por kjo se çka ndodhë sot me shqiptarët në Mal të Zi nuk është e mirë,por është edhe një rast i mirë për të mësuar nga e kaluera dhe gabimet që bëhen nga të ashtuquajturit politikanët shqiptar,që nëse nuk i ndajnë anash diferencat personale në mes veti për tu bashkuar dhe për të udhëhequr shqiptarët ashtu siç duhet dhe pa manipulime dhe kushtëzime të llojeve të ndryshme,gjërat mund të evulojn më keq dhe topi i borës duke u rrokollisur do të shëndrrohet në ortek vdekje prues per popullin tone i cili do jetë shkatrrimtar i kulturës dhe vlerave tona kombëtare.

Premtimet e Podgoricës ku ishin deri më tash?Ulqini u la pas dore tash njëzet e ca vite përse pritët deri më tani?Premtimet e të gjitha partive politike ishin po thuaj të njëjta,”sa për sy e faqe”,ato ishin përë interesat përsonale dhe të shoqërive të ngushta të tyre.Pra edhe partia e cila fitoj edhe pse eshtë parti e shtetit nuk do bejnë asgjë nëse shikojmë historin e së të kaluarës së tyre,por përsëri e them edhe kjo u deshte të ndodhte,që populli të bindët dhe të mësoj se s’ka për të ndodhur asgjë edhe tashti,por faji qendron mbi partit shqiptare të cilat nuk din të udhëheqin popullin të cilët nuk i ofruan atyre ate që premtuan deri më tani,kështu që gjërat nuk ndodhin rastësisht diçka patjetër duhet të dalë nga kjo.

Për ta kuptuar të gjith popujt e Malit të Zi jo vetëm shqiptarët e theksoj se të gjitha partit janë një lloj.Mali i Zi është në krizë ekonomike dhe shum pakë  mund të bëjnë dhe pas kësaj ata nuk kanë strategji të zhvillimit ekonomik.Mali i Zi nuk ka potencial intelektual te mjaftueshëm për ta bërë këte,ku është për tu habitur që një shtet me 650.000 banorë nëse krahasojmë është një lagje e New Yorkut,ky shtet ka problem të menaxhohët,dhe mund të themi lirisht se ka resurse ekonomike,por arsyet e mos suksesit janë prej ma të nryshmëve,por më kryesorja është se ky shtet ka ngelur në të kaluaren socialo-komuniste të cilët nuk janë zhveshur akoma nga petku komunist që ka pasur gjithmonë si prioritet politikën nacionaliste karshi ekonomis së zhvillimit të vendit.Por megjiate në fund shpresojm që votuesit shqiptar që votuan këto parti jo shqiptare kanë qenë të vetëdijshëm se ku e kanë dhënë votën e tyre.

Kjo është loja politike në emër të demokracis,që për popujt të ashtuquajtur pakica kombëtare mund edhe të jenë fatale sepse si manipulim përdorët vota e popullit që edhe mund të blihet për ta nënshtruar atë popull me vetë votën e ti.Pra tani topi është në fushën e tyre për të na befasuar me të mirat që do ti sjellin popullit Shqiptar të këtyre trevave,sepse vetëm kjo do ti laj votën e tyre nga ?…..

 

Haxhi Zeneli

Janar,27/2014