Rezultatet e zgjedhjeve lokale ne Ulqin – Forca pranon humbjen – Video

January 27, 2014   | Lajmet / Vijesti, Politika

Rezulatet e zgjedhjeve ne Ulqin

1.Mali i Zi Pozitiv – 675 vota

 2.Fronti Demokratik – 388 vota

3.Partia Boshnjak – 251 vota

4. Partia socialiste popullore – 477 vota

5.Forca e re demokratike – 2930 vota

6.Unioni demokratik i Shqiptarëve – 1057 vota

7.Partia demokratike e socialistëve – 3177 vota

8.Koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” – 2336 vota

9.Partia socialdemokrate – 817 vota

 

Kryetari i Forcës së Re Demokratike, Z. Nazif Cungu doli në një deklaratë për shtyp pak para nxjerrjes së rezultateve përfundimtare duke falenderuar përzemërsisht gjithë aktivistët dhe anëtarët e partisë për punën e palodhur që kanë bërë gjatë fushatës. Ai vuri në dukje se këto ishin zgjedhje të pabarabarta dhe në kushte jo të ndershme pasi Forca kishte luftuar kundër të gjithëve njëherazi.

Po ashtu ai falenderoi të gjithë votuesit e Forcës për besimin e vazhdueshëm duke u thënë se ata do ta përfaqësonin denjësisht votën e dhënë. Z. Cungu shtoi se padyshim që nuk e priste një rënie të tillë në këto zgjedhje por gjithësesi ky rezultat do të shërbente si shkollë për Forcën dhe kjo parti do të punonte më shumë e më mirë në të ardhmen. Në fund kryetari i Forcës deklaroi se pavarsisht nga kjo betejë, lufta e Forcës në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve dhe në përmbushjen e programit të vetë politik nuk do të ndalet, por do të vazhdojë edhe më fuqishëm në të ardhmen.

Forca E Re Demokratike Facebook