Tuna përshëndet me ngritje gishtit te mesëm

January 28, 2014   | Lajmet / Vijesti

Zogu i Tunës ka filluar të harrohet, por këngëtarja shqiptare nga Maqedonia e ka gjetur një mënyrë të re për të qenë në qendër të vëmendjes. Ajo e ka treguar gishtin e mesëm. Por, s’dihet se për kë eshtë.

Tuna-pershendet me gisht te mesem

Nuk ka mjaftuar zogu. Tash, këngëtarja Tuna dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes me diçka tjetër. Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia i ka përshëndetur të gjithë me një gjest jo fort të këndshëm, duke e treguar gishtin e mesëm.

Nuk dihet ende se për kë ishte kjo ‘porosi’, por zakonisht yjet e televizionit bëjnë gjeste të tilla për ‘haterat’ (ata që e urrejnë).

E dashura e reperit Cozman shihet në fotografi me kostumin karakteristik që e mbante të dielën mbrëma në spektaklin garues ‘X Factor Albania’, ku është anëtare e jurisë, me një bluzë dhe pantallona të shkurtër të verdhë, e mbështjellë e tëra me një kese.

Lajmi.net

YouTube Preview Image