Përse ra Ulqini?! – Video

January 29, 2014   | Sporti / Sport

Ditmir Bushati-faktori-politik-shqiptar-mali-i-ziUlqini ra! Qytetin  e dominuar nga shqiptarët do e menaxhojnë malazezët këtej e tutje. Të fokusuar më tepër tek realiteti kosovar e ai maqedonas, pak është hedhur vështrimi tek shqiptarët e Malit të Zi, edhe për faktin se në realitetin e atjeshëm, nuk ka patur preçedente të rëndë në sferën nacionale, sidozot akte të hapura diskriminimi etnik. Mali i Zi është ndër shtetet më “europiane” nga ish-republikat e Jugosllavisë, një lloj ishulli i qetë mes “detrave të trazuar” ballkanikë. Nga ndokush, humbja e Ulqinit është konsideruar një goditje e kauzës kombëtare; dhe këtu është rasti për t`ju qasur paksa ftohtësisht kësaj ngjarjeje jo të zakontë.

E pazakontë, por e pritshme. Ditë më parë, kreu i diplomacisë së Tiranës, Ditmir Bushati, i tërhoqi vërejtje faktorit shqiptar gjatë një vizite në Mal të Zi, që të mos copëzohet në dhjetra parti. Dhe kaq mjafton për t`i dhënë një shpjegim rënies së Ulqinit, si dhe për ta parë tek vetja shkakun e jo tek “shkjau”. Përkundër kësaj anë të medaljes, është dhe tjetra, që ka të bëjë thjesht me aftësinë qeverisëse të një drejtuesi lokal, të një ekipi. Ulqini ishte dukshëm “shqiptar” në menaxhim krahasuar me Tivarin apo Budvën e malazezëve. Pa thirrur në ndihmë teoritë konspirative për politika të caktuara dhe të kamufluara antishqiptare, ka vend dhe për gjykime me baza të tjera, pa afshe nacionale, që më tepër ngatërrojnë se u japin dum çështjeve, ku kryesorja pra, është aftësia menaxhuese. Jo çdo ndodhi si kjo e Ulqinit ka të bëjë me shqiptare e antishqiptarë; por ka të bëjë dhe me të aftë e të paaftë. Dhe do ishim shqiptarë më të mirë e më të dobishëm për vendin, sikur të gjykonim vetet tona me këtë kut.

Tek e fundit, duhet kuptuar se dëshirat jo gjithnjë shkojnë në përpjestim të drejtë me meritat dhe aftësitë. Jemi të vetmit që në kapërcyell të ndërrimit të sistemeve, kishin lejtmotivin më unikal në raport me vendet e tjera të ish-Lindjes: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”. Dhe në realitet, kemi bërë maksimumin, kemi dhënë gjithçka për ta mos e bërë realitet këtë gjë, e për të mos qenë hiç  Europë sot e gjithë ditën. Ne pra kemi humbur Shqipërinë, jo më Ulqinin. Po të ishte ndryshe, as Ulqini nuk binte.  E.H.

Gazeta Dita

YouTube Preview Image