Prezantohet restaurimi i objekteve fetare në Ulqin nga Ismet Karamanaga

January 29, 2014   | Kulturë / Kultura
restaurimi i objekteve fetare në UlqinKëshilli i Bashkësisë Islame i Ulqinit para dy vitesh ka filluar më rinovimin e Xhamisë së Namazgjahut, si edhe më disa objekte në afërsinë e saj. Një nismje e mirë për kthimin e shkylqimit, të cilën e ka pasur dikur kjo pjesë e “çarshisë” e qytetit tonë. Kjo inicijativë duhet të përkrahet edhe nga organet kompetente të Komunës tonë, të cilët në plan programet e qytetit, duhen ti përfshijnë të gjitha objektet të cilët gjenden në këtë rrugë, në këtë “Pazar” a po “Çarshi”, siç e kemi quajtur dikur.
restaurimi i objekteve fetare në Ulqin-1
Përveç “Beledije” të cilës tërmeti katastrofal i vitit 1979, por edhe pa kujdesia e organeve kompetente të Komunës tonë, ua kanë hupur gjurmët, për rindërtim dhe rinovim, kanë nevoj të gjitha objektet, të cilët e kanë prishur ambientin e “Çarshisë” tonë.
Në kohët e arta të turizmit tonë deri te vitet e 90 të shekullit të kaluar, “Çarshia” e jonë ka qenë një ndër rrugët më të bukura në bregun e detit të Adriatikut.
restaurimi i objekteve fetare në Ulqin-2
Mira turist dhe mysafirë nga vendi dhe nga bota e kanë vizituar qytetin tonë, këtë perle të Adriatikut, ku janë gërshetuar kulturat të ndryshme në një vend kaqë të vogël, në mesë të Evropës. “Çarshia” e vjetër, xhamitë më minare të larta, dhjetra shitore më artizanate orijentale, kanë qenë një magnet për të gjithë ato, të cilët kanë dashur të takohen më Orientin në mesë të Europës. Prandaj, edhe nismja e rinovimit e objekteve të pronës e Bashkësisë Islame, sipas standardeve të cilët sundojn në mjedise të tillë, duhet të përkrahet nga të gjithë ne. Posaçërisht duhet të jet shembull për ato të cilët kanë objekte në këtë rrugë…
Ismet Karamanaga Facebook