Sinishtaj: Jemi të gatshëm për koalicion me Malin e Zi pozitiv dhe PSD
Kryetari i Iniciativës Qytetare Vasel Sinishtaj është shpreh i gatshëm që të përkrah koalicionin e Malit të Zi Pozitiv dhe Partinë SocialDemokratike në prag të zgjedhjeve në Podgoricë, mirëpo këto dy parti duhet të përkrahin kërkesat për formimin e Komunës së Tuzit. Sinishtaj i ka kumtuar se pret që edhe partitë tjera shqiptare ti përkrahin PSD dhe Pozitiven nëse ato do të përkrahin zgjidhjet që çojnë drejtë dhënies së statusit të Komunës së plotë për Tuzin.
Sinishtaj, siç ka theksuar, shpreson se Ministri i Punëve të Brendshme Rashko Konjeviq, do të arrijë të bëjë progres kur është fjala për zgjidhjen e statusit të Tuzit duke theksuar se hapat konkret në plotësimin e kërkesave që Tuzi të fitojë statusin e Komunës janë kusht që ata të jenë pjesë e koalicionit të ri, siç thekson ai shtetformues.
TVCG





