Studentët e Ulqinit në Prishtinë dhe të tjerët protestojnë para Rektoratit – Video

January 29, 2014   | Ngjarjet - Events

Studentët ne protest-prishtinStudentët protestë para Rektoratit

Lëvizja Studentore për Barazi: Studim, Kritikë, Veprim, Klubi Politik i Studentëve, Grupi i Studentëve të Ulqinit në Prishtinë dhe studentë të tjerë kanë organizuar një aksion para Rektoratit të Universitetit të Prishtinë për të shprehur pakënaqësinë me gjendjen e krijuar atje.

Kërkesat e studentëve përfshijnë dorëheqjen e menjëhershme të rektorit Ibrahim Gashi, fillimin e menjëhershëm të hetimeve rreth keqpërdorimeve në UP dhe ngritjen e një mekanizmi për verifikimin e titujve akademikë, largimin e ndikimit të pushtetit në UP përmes heqjes së Këshillit Drejtues të UP.
Studentët ne protest-prishtin-1

“Meqë dorëheqja është akt moral, e këtë nuk e ka bërë e as nuk e ka ndërmend ta bëjë Rektori i pamoralshëm, ne luftojmë për këtë nepërmjet aktivitetit të drejtëpërdrejtë në terren, si formë përfillëse e serioze”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Studentore për Barazi – Studim, Kritikë dhe Veprim.
Studentët ne protest-prishtin-3

Sipas Lëvizjes SKV, ky institucion vazhdimisht ishte dirigjuar nga partitë në pushtet, nëpërmjet zgjedhjes së Këshillit Drejtues nga Qeveria, e ky këshill më pas e zgjedh Rektorin, prandaj sipas tyre, duhet të këputet ky zinxhir i ndikimit të çdo pushteti, sepse për aq sa Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës zgjedhet nga Qeveria, edhe rektorët e drejtuesit do të jenë marioneta të tyre.

Studentët ne protest-prishtin-2

Ata theksojnë se nuk do të ndalen pa e përjashtuar rektorin Gashi, në përpjekje për të sulmuar korrupsionin e krimin në Universitetin e Prishtinës./sh.b./

KosovaLive

Shiko edhe Video tjera