Suhih: Sinishtaj i mirëseardhur në koalicion

January 29, 2014   | Lajmet / Vijesti

Gjorgje SuhihPartia SocialDemokratike dhe Mali i Zi Pozitiv janë të hapura për bashkëpunim me iniciativën qytetare të Vasel Sinishtaj, pas deklaratës së tij se është i gatshëm të përkrah koalicionin e partive të Ranko Krivokapiq dhe Darko  Pajoviq në zgjedhjet lokale në Podgoricë. Këto dy parti janë të kënaqur me deklaratën e Sinishtaj dhe kushti i tij nuk është kontestues.

Shefi i klubit të këshilltarëve të PDS në Parlamentin e Podgoricës Gjorgje Suhih ka deklaruar se kushti i Sinishtaj për Komunën e Tuzit nuk është kontestues. Ai për Portalin e RTMZ ka theksuar se kjo parti tash disa kohë ka paraqitur qëndrimin e vetë për Komunën e Tuzit. Ai ka vlerësuar se do të ishte e logjikshme që përfaqësuesin e shqiptarëve në  Podgoricë të përkrahin koalicionin e PSD dhe Pozitivës në nivelin e kryeqytetit.

RTCG