A do të ndërtohet aeroporti në Ulqin?! – Video

January 29, 2014   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Fusha e aeroportit-sportive ne Shtoj-Ulqin-1Zhvillimi i turizmit në bregdetin e Ulqinit dhe shedërrimi i tij në një qendër turistike europiane përbën një nga projektet prioritare të qeverisë së Malit të Zi. Ndërtimi i një aeropporti ndërkombëtar në Ulqin si qender e këtij bregdeti, është hapi vendimtar për realizimin e këtij projekti. Kjo perspektivë zgjoi interesimin e investitorëve nga Turqia, Emiratet, Rusia, Çekia etj, ku dha per interviste për TV të Malit të Zi drejtori i Rivierës së Ulqinit Mikan Zec.

Ku të ndërtohet aeroporti?

Aeroporti i ri ndërkombëtar në Ulqin mund të ndërtohet në zonën e rrugës automobilistike me itinerar  për në Ishullin e Bunës, në lagjen Shtojë, ose lugina e fshatit Goranë ( Gorana ). Ky propozim aktualisht po diskutohet nga konsorciumi, i cili po merret me projektimin e modelit të zhvillimit të qendrës së Ulqinit të transportit ajror.

Kur do të fillojë procedura për zgjedhjen e vendit të vendosjes së aeroportit të ri në Ulqin

Ndërtimi i tij, ka shumë gjasa, të realizohet në kuadrin e partneritetit shtetëroro-privat. Investitorët do të ndërtojnë terminalet, hangarët, infrastrukturën e stacionit, kurse ndërtimin e pistave të uljes dhe ngritjes së avionëve dhe korsitë e rrugëve ndihmëse (taxiways) të aeroportit do t’i marrë mbi vete shteti i Malit të Zi.