Vaji i ullirit forcon kockat

January 29, 2014   | Real Estate

vaji nga UlqiniStudimet e kohëve të fundit po tregojnë gjithmonë e më tepër që konsumimi i vajit të ullirit është shumë i shëndetshëm për trupin e njeriut. Studimi më i fundit, lidhur me këtë fakt, është bërë nga “Madrid University”, sipas të cilit vaji i ullirit është shumë i mirë për kockat. Në një projekt 2-vjetor, kërkuesit dolën në konkluzionin se njerëzit të cilët konsumojnë më tepër vaj ulliri, kanë një nivel më të lartë të osteokalinës, një proteinë e cila ndodhet në qelizat e kockave, raporton “Daily Mail”.

Një nivel i lartë e osteokalinës do të thotë kocka më të forta, për pasojë shëndet edhe më i mirë. Një teori thotë se osteokalina  mund të ndihmojë në parandalimin e prodhimit të insulinës, dhe kjo bën që trupi të ketë imunitet nga efektet e hormoneve. Ndërsa një tjetër teori e nxjerrë nga Universiteti i Athinës, thotë se një dietë ku konsumohet shumë vaj ulliri dhe shumë pak mish të kuq ndihmon në forcimin e kockave tek femrat gjatë moshës madhore.

/Shekulli Online/ E.B./