Zenka mohon se ka pas bisedime për koalicion

January 29, 2014   | Politika

Mehmet-Zenka-UDSHLideri i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka ka deklaruar që të martën nuk kishte bisedime për koalicione paszgjedhore në mes kryetarëve të partive nacionale Shqiptare: Nazif Cungut, Fatmir Gjekes dhe tij.

“Këto janë të pavërteta. Ne kemi ngrënë mëngjes në një restorant në Podgoricë mbas bisedimesh me kryeministrin Millo Gjukanoviq dhe me liderët e pjesëtarëve tjerë të koalicionit qeverisës në Mal të Zi. Fotografia është keqpërdorur, sepse nuk kisha dijeni që do të dorëzohet në media”, shtoi ai për “Vijesti”.
Gjeka-Cungu-Zenka-1

Në faqen zyrtare të Forcës së re demokratike – Forca dje pasdite është publikuar fotografia në të cilën shihen Cungu, Zenka dhe Gjeka, me titullin “Gjeka iku nga bisedimet, Cungu dhe Zenka për bisedime”.

Gjeka këtë rast e vlerësoi si “dezinformatë rëndë të Cungut”.

Burimi: Ul-info