OT e Ulqinit merr pjes në panairin e turizmit në Bratislave

January 30, 2014   | Turizmi / Turizam

OT e Ulqinit-Panairi-BratislavePanairi në Bratislavë 2014

Organizata Turistike e Ulqinit në bashkëpunim me organizatat lokale të Tivarit, Tivatit, Herceg Novit dhe Kotorrit është duke marrë pjesë në panairin e Bratislavës *ITF Slovakia* i cili njëher është panairi më i rëndësishëm i turizmit në Sllovaki dhe këtë vit mbahet prej 30 janarit deri me 2 shkurt të vitit 2014.

Ditën e parë të panairit vizita ishte mjaft e mirë kurse sipas të dhënave të organizatorëve në këtë panair ofertën e vet turistike do ta prezentojnë rreth 400 ekspozues nga 20 vende të ndryshme ku edhe presin viziten prej 75.000 si profesionistë nga lëmia e turizmit poashtu edhe individë që kërkojnë destinacionin e tyre për pushime vjetore. Poashtu, në stendën e përbashkët të Malit të Zi ditën e parë janë mbajtur takime punë me përfaqësues të agjensive turistike dhe turoperatere të ndryshëm për bashkëpunime të mëtejshme. Vizituesve të stendës tone i është ofruar materijal promovues në gjuhën angleze në bazë të cilit mund të njoftohen për ofertën turistike si të Ulqinit poashtu edhe të Malit të Zi për vitin 2014.

Përveç pjesëmarrjes aktive të Organizatës Turistike të Ulqinit e cila promovon qytetin nëpërmjet katalogjeve dhe broshurave të ndryshme, Ulqini do të prezentohet si destinacioni më i preferuar për pushim aktiv siç është Kite dhe Wind surfing, zhytja, kalërimi në Adë etj.

 

Shërbimi i OT Ulqin