Danke Deutschland!

January 31, 2014   | Lajmet / Vijesti, Politika

Nikolla-Shabani-Ulqin-1Shkruan: Musa Hoxha

Thenia e mesiperme mbahet mend si falenderim i shtetit Kroat drejtuar Gjermanise per ndihmen e tyre ne njohjen e shtetit Kroat. Edhe kenga me te njejtin titull eshte thurur dhe kenduar me vite.  Dhe kjo e njejta thenie me shkoi ndermend kur po shikoja videot gjate promovimit te DPS-it ne Ulqin, ne fushate per zgjedhje lokale. Salla e mbushur perplot me ithtare te kesaj partie, qofshin prej Ulqinit apo mysafir nga qytetet tjera, adhurues te kryeministrit, dhe njerez kurioz qe se paku puna ia kerkonte te gjenden aty kur viziton kryeministri. Cdo gje ishte sipas modelit te ketyre tubimeve, deri kur ne nje moment foltoren e muarr nje bashkvendasi yne Nikolle, qe jeton ne asnje vend tjeter te botes, por ne Gjermani (Deutschland).

Pershtypja e pare e kesaj fotoje ishte nje habi, sepse mendja e shendoshe e ka veshtire t’a arsyetoj nje rol te till. “Athdhetari “ yne me nje malazezce te kthjellet, sepse nuk e pa te arsyeshme te leshoj asnje fjale pershendetese ne gjuhe shqipe, e kishte pare si detyre/obligim t’i falenderohet kryeministrit dhe DPS-it per punen e mire dhe rezultatet e duhura ne 23 vjetorin e qeverisjes. Detajet nuk ishin pjese e repertoarit at nate, sepse po te ishin, bashkkombasi  yne do t’a falenderonte kryeministrin per rezultatet  si Kryporja, Riviera e Ulqinit, Agro Ulqini, Primorja, Neptuni,etj. Me tej do t’a falenderonte ate per  shpernguljen masive te Shqiptareve autokton nga vendlindjet e veta gjate ketyre viteve. Nuk e di sa banore te Ulqinit jetojne ne Gjermani,  por sipas disa te dhenave, ne SHBA jane shperngulur me shume se 5,000 nga Ulqini me rrethine. Kjo dukuri vazhdon edhe sot, fal “investimeve te suksesshme dhe mireqenies” si produkt i punes se kryeministrit. Ne te njejtin kontekst, bashkkombasit tone i kishte ikur nga mendja te falenderohej per komunen e Tuzit, rrogat me te ulta ne nivel shteteror, papunsine kronike ne qytet, dhe planet per Valdanosin. Personazhi u mburr per nje vendim te qeverise qe ai vete do t’a nenshkruante te nesermen me qeveri qe definon bashkpunimin me diasporen ne Gjermani. Kjo do t’i “ndreq” te gjitha, ishte konkludimi i radhes.

Sa per sqarim, une mendoj se partite e ashtuquajtura qytetare ne Mal te Zi jane dhe do te jene parti legjitime per Shqiptaret, dhe bashkkombasit tane kane plot te drejt te jene pjese e tyre. Normalisht, nese e meritojne at perkrahje bazuar ne punen e tyre. Dhe ketu nuk kemi te bejme me cfare do partie, por ate ne pushtet plot 23 vjet.

Ne fjalen pershendetese kryeministri foli shume gjera, por jo edhe per Ulqin, edhe pse aty ishte aty te promovoj partine e tij ne zgjedhjet lokale. Suksesi ne zgjedhje duket se ishte i siguruar, sepse rezulatet e qeverise  flasin vete, ne trevat ku jetojne Shqiptaret. 50 euro mbrrijne shume larg, dhe kryeministri nuk kishte kohe te merrej me ne. Ndermjet kllapave, cdokush mund te lexonte se kryeministri mendonte ne vehte,” rrini aty mos beni ze, ne te kunderten kerkoni fatin neper Europe ose matane Atlantikut.” Kete e kuptonte cdokush ne sall, opinioni publik ne Mal te Zi, dhe ne te njejten kohe duhej t’ia konfirmoj Nikolla yne nga Deutschlandi. Mendimi i radhes ishte se, ne qofte se ka dikush qe nuk e kupton kete, ja ku e keni bashkvendasin e juaj te ju spjegoj. Kryeministri mbaroj fjalimin, dhe duke u larguar nga salla mesiguri ne vehte peshperiste “ Danke Deutschland.”  Salla shpertheu ne brohoritje, cdokush falenderonte zotin per “miresine” e ketij pushteti.

Sipas mendimit tim, diaspora yne eshte linja e fundit e mbrojtjes dhe veprimit. Ajo e ka vertetuar ate me aktivizmin vite me rradhe ne mbrojtje te ceshtjes se Kosoves, perpjekjeve per demokratizimin e Shqiperise, dhe ceshtjeve tjera te hapura ku jetojne Shqiptaret. A duhet te rikujtoj ndokend per rolin e atdhetareve tane ne SHBA per ceshtjen e Kosoves. Ata mesiguri nuk e kishin arritur kete sukses pa bashkpunimin me ato qe jetojne ne vendlidje, por roli i tyre ishte historik.

Akti i lartpermendur eshte nje shuplake kunddrejt cdo perpjekjeje te sinqert per avancim. Le te shpresojme se kjo ishte nje epizod pa shije, deshire per dy minuta vetpromovim, dhe jo qendrim i sinqert i nje bashkkombasi.

Musa Hoxha