Reagim i shoqates shqiptaro amerikane ,,Ulqini’’ në Çikago – Video

January 31, 2014   | Lajmet / Vijesti

Shoqata Shqiptaro Amerikane Ulqini ÇikagoApelim subjekteve politike Shqiptare në Komunen e Ulqinit. Të shqetësuar dhe të brengosur për situaten e tanishme pas zgjedhjeve të parakohshme ne Komunen e Ulqinit apelojmë që të gjithë udhëheqsit e partive politike shqiptare, të rishqurtojnë mundësit e bashkimit në një koalicion të përbashkët për qeverisjen e Ulqinit.
Mund të thuhet që jemi jasht Ulqinit dhe ngjarjeve nga vendlindja, por është fakt që jemi shumë më shumë se duhet jashtë vendlindjes. Mos marrëveshtjet, grindjet dhe ambicijet karieriste për shkak të interesave personale, të udhëheqësve shqiptarë mundë të rezultojnë në emigrimin më të madhë të rinjëve dhe popullatës shqiptare në pergjithesi.
Ulqini do të mbetët pa Ulqinak ne do të mbesim pa vendlindje dhe fëmijet tanë do të rriten pa përkëdheljen e nënave të veta në gjuhën shqipe.
Ne po na rrëzojnë me forcat tona. Po na marrin e shfrytzojnë pasuritë tona natyrore dhe po na falin pa punsinë, shqetësimin dhe grindjet ndaj njëri tjetrit.Historia do të na gjykojë, e ky gjykim do të na mbetet plagë e pashërueshme.
Bëni për ne dhe për vehten tuaj udhëheqës shqiptare të popullit tonë autokton. Qeveria të cilës i takoni ju, po vrapon te bëhet pjesë e bashksisë Evropiane ndërsa ne Shqiptarët po na lënë në varfërinë e plotë ballkanike. Ne kërkojmë vetëm atë se cfarë na takonë dhe cka është e jona. Të drejtat tona të jetojmë të lirë e të barabartë me të gjithë të tjerët.

Dërguar: Kryesija e Shoqatës Ulqini

Mjeteve të informimit Çikago 30, Janar, 2014
Partive Politike Shqiptare Kontakt: Shoqata Ulqini Facebook

YouTube Preview Image