Zenka: Forca kapet për “shkumë të detit” – Video

January 31, 2014   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Mehmet-Zenka-UDSHUDSH akoma nuk ka vendos se me cilën parti do të hyjë në koalicion në Ulqin, ka theksuar për portalin e RTMZ lideri i UDSH Mehmet Zenka, duke shtuar se forca  duke u ofruar partive shqiptare aleancë paszgjedhore  po kapet për shkumëve që të shpëtojë.

Zenka duke komentuar vendimin e këshillit kryesor të FORCA-ës i cili ka konkludar se duhet filluar bisedimet për formimin e pushtetit lokal me subjekte politike shqiptare, koalicionin “Së bashku për të ardhmen e Ulqinit dhe me UDSH”, ka theksuar se FORCA e ka pasur rastin që të merret vesh me partitë shqiptare edhe par zgjedhjeve por ka dëshiruar që me tjerët të bëjë kombinime të ndryshme. Këshilli Qendror i FORCA-së mbrëmë njëzëri ka vendosur të fillojë bisedimet për koalicionin paszgjedhor me PD dhe UDSH ndërkohë që pret vendimin e subjekteve tjera nacionale shqiptare.  Zenka ka vërtetuar se ekziston presion nga strukturat me ndikim në Shqipëri dhe në Kosovë  në Partitë shqiptare në Ulqin që pushtetin ta formojnë pa PDS.

RTCG

YouTube Preview Image