Nika: “Ded Đo Luli je Ded Đo Milo”- Rifresh i do Bejteve….,- Video

February 1, 2014   | Intervista / Intervju, Lajmet / Vijesti

Muhamet-Nika-001Shkruan Muhamet Nika

 

 “ DED ĐO LULI JE DED ĐO MILO”- RIFRESH I DO BEJTEVE….,

 

Po të mos isha përmendur, në bejte, kësaj radhe, nuk do të kisha shkruar-reaguar, andaj:

 

Gjylavero more vlla

hapi syt çka je tuj ba

prej kalajet  dikush thirri

 ky Silveri është mai miri

sa per partit që ja nda

kat e kanë se sna bajn  gja

tash hilja  u  dul nteren

nji kyt  punë  kush se man  mend

 smbahet mend çka i ka gjet

nzgjedhje t funit kanë  la durt

 e nji tesh janë shtri me dek….

 Mas na permen prap ti lista

Ke fillu me i qit puns bishta

  A prep thu  kem punë  me gishta….?!!!

 

Kam  dëgjuar që në Zvicër, ekziston një qendër speciale, për sajimin e “vicave” politik, thuhet se ato janë mjaft të rëndësishëm në kohë fushatash, sepse përhapen në mënyrë të rrufeshme, dhe bëjnë punë në mënyrë të mrekullueshme në  ndërrimin e opinioneve. Këtu te ne shqiptarët,e basenit të Shkodrës, puna e thurjes së tyre bëhet, zakonisht, për mes  vargjeve të rimuara dhe quhen- bejte. Ka pasur, kritikë letrarë, të cilët, kanë kujtuar, se bejtet, mund të bëhen edhe rrymë letrare, mirëpo, ka rezultuar, se ata janë, krijime të nivelit të ultë, dhe kanë vetëm një përdorim disa ditor e pastaj harrohen. Për nga stili i tyre , janë gazmore, dhe , zakonisht, formohen, në agoninë e një pushteti, i cili , duket, se paraqet tragjedi, mirëpo, kalimi i tij është i pa evitueshëm andaj është edhe  komik. Marksi, për këto, raste mendon, se ata- bejtet, janë (Komedi) e cila, si gjeni letrare,  paraqitet pas tragjedisë- rasti në letërsinë greke. Dhe si ilustrim, ai,përmend, komeditë   e  Lukianit , që përqeshnin “zotrat e tragjedive “ të Eskilit, në  të cilët, grekët, ishin mësuar, t’i shikojnë se si i mundojnë njerëzit e natyrshëm. Sipas Marksit , përqeshja, bëhet sepse, njerëzimi, ka nevojë, të ndahet, në mënyrë të ngazëllyer e të hareshme , nga e kaluara e hidhur e vet…?!!!

Ky fenomen, po duket , preku, edhe shqiptarët, në Mal të Zi. Bejtet e para politike u paraqiten  pas centralizimit statutar, dhe bunkerizimit të disa vetave  pas funksioneve partiake e shtetërore   të Lidhjes Demokratike  e  preku kulmin, me keqpërdorimet e mjeteve, ndihmë për refugjatët kosovarë , si kompensim për familjet që strehuan ata. Por , ata-bejtët,  u paraqiten, edhe kur,  Udsh, krijoi koalicion parazgjedhor,me partinë në pushtet.Si dhe kur u bë  përherë të parë një shumicë parlamentare në Ulqin,  kur Prosperiteti, u shkëput nga blloku shqiptar, dhe pa   shkuar në zgjedhje të parakohshme, të cilat iu ofroi partive nacionale iu bashkëngjit koalicionit qeveritar.

Duke ,  u bërë, një Rifresh, bejteve të asaj kohe, e duke replikuar,  ose duke vërtetuar, disa vargje të asaj që shpërndani ju,  po sjellim në kujtesë vargjet e tyre , duke rikujtuar, se si u këndonte populli , këtyre, situatave, duke e ditur , se dikush, mund të mendojë, se isha autor i tyre, po them se jo, por që i kam mësuar , për mendsh, ashtu  si do të mësoj disa vargje të kësaj që shpërndani Ju. Do të kisha dashur, të  kem edhe atë e cila më kritikonte edhe mua si kryetar…. Thuhet se edhe kanga eLucit, u shkrua deri sa ai , ishte gjallë, por nga friga, e ij, ajo mbeti anonime…?!!! Po të ishte, atë herë, në përdorim të gjërë, rrjeti social, ndoshta, do ti kishim, në përdorim edhe sot bejtën e tillë. Nëse dikush  e ruan ende, pa marrë parasysh, se për ke është fjala, nuk bënë keq, t’i publikojë…, kurse unë nuk e mbaj mend?!!

 

Për sherret e LD-se, në prag të një fushate, pas krizës së refugjatëve, u shpërnda,  NË BEJTE, disa nga vargjet e të cilës, janë:

 

Pyet Mehmeti për Alin

Sa te madhe e ka ushtrin

…………………………

Prej n’Shtegvash e der n’Firusha

I kamgjet da sylarusha,

 maj hyqem  me karabusha

 ………………………………..

ose,kur ishin në pyetje paret e refugjatëve, kënga vazhdonte:

 

U  kan dal da thash e thusha,

 i kanë pa tuj da me grushta,

Po ti dvetsh, i dan ta man,

Si bumbonat per Bajram,

Dikush s’mori, as nji san,

Pjeter Marku, me pas kjen,

Kish knu kang, per me xan men,

Ba bashk ishin turq e kshten, nuk e njihte qeni qen…

 

…..dhe kënga vazhdonte.

 

Zoti madh gjithmon t’jam lut.

Se i veti po na fut,

Moj komun a e ke me zori,

Fort tkem dasht, por dreqi tmori,

Para popllit t’thrasin nan,por ta fusin ntjeter  an,

Gjithkush kap sa mund të kapi,

Çka me ba shqiptar hesapi…

Në këto situata, kuptohet që u formua, atë herë, Partia e Prosperitetit, e cila i fitoi  votat në adresë të kthimit, të pareve të refugjatëve, dhe përmirësimin, e situatës , në organizimin partiak. Pra nuk u formua nga shteti, por nga populli, mirëpo u shkatrrua, nga shteti. Ajo , nuk i kthej paratë edhe pse pati mundësi- bile në kuvend edhe këshilltarët e Udsh-së , votuan hetimin e çështjes- aferës, por e pengoi, zoti Bardhi, bashkë me këshilltarët e PPD-së. Ajo tradhëtoi votuesit, bashkë me kryesinë e ngusht të saj, duke përfunduar në vetëtradhëti…?!!Mësohet se kryetari i saj i parë Osman Rexha, dhe i fundit, Ali Rexha, pasi paskan , zhvilluar bisedime me Millon, pa antarësi, në emër, të 100 votave, pa kushte, kanë përkrahur  Dps-in, bashkë me Nikollë  Shabanin e diasporës…..   Për metamorfozën e tyre në parti, po të ishte gjallë, Risto Siliqi, do kish shkruar: Jallanyz, Jallanyz, çon flamurin bedynyz/ po ti qenke ka fryn era he depsyz, ose Noli : Dhe Feridi, faqe ndrron/ dje shante sot lëvdon…

Edhe, kalimi i Unionit, në koalicion, parazgjedhor me DPS, ku Gëzim Hajdinaga, si kamndidat i këtij koalicioni, fitoj 6000 vota nuk kaloi pa bejte. Po ti bëmë , rifresh kësaj kohe shohim se  ky koalicion u thye në Kravar, dhe atëherë u këndua:

Haram i kjoft ksaj Anës Mali

Sidomos nja tij Kravarit

Saherë brylin, iu godita, vu kena edhe drita

Shtru çiment deri te dera,

Veç na dojn me ba bunkera

Pastaj , këgëtari popullor, arrin e zbulon hilen e Dinoshës,disa vite përpara, duke zbuluar se ai , ëndrron fotelën, e deputetit, dhe këndon:

 Masanej foli Dinosha- brate Millo unë mos kjosha

Çka mu desht ambasadorlleku

Se me te , mdoli horlleku

 

Njat herë Milloja u prek nzemër

 Ntelefon  i thirri nemën

Hajd Ferate ti ne mari

Viste pošteni šiptari

Niko ti zamjerit neće jerse i zemlja okreće

Po jutru se dan poznaje

 Ne treba vam puno znanje

……………………………………

Dam ti Mide dam ti Bojke, Selitu, do Lisne Bore

I orahe tamo ljušti, uči malo pričat ruski

Nije više što jebilo Ded Gjo Luli je  Ded Đo Milo….

 

Sa për, „ kryetarin luftarak –Bardhin“, ju preferojmë, të lexoni, librin Momir Bullatoviq,Pravila Ćutanja,Narodna Knjiga-ALFA,2004,F,260-261….?!!! E për do adresa tjera tjera, besoj që nuk ke nevojë, shpresoj , që kjo mjafton….?!!!

YouTube Preview Image