Thaçi në Munich takon Gjukanoviqin

February 1, 2014   | Rajoni / Region

Kreu i Qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi ka zhvilluar takime të ndryshme në margjina të Konferencës së Munichut.

Për këto takime, aio ka njoftuar në Facebook.

Gjukanoviq-Thaci-munchen“Në margjina të Konferencës së Mynhenit pata takim të përzemërt edhe me Kryeministrin e Malit të Zi Djukanovic. Ky shtet fqinj synon të bëhet anëtari i ardhshëm i NATO’s dhe shkëmbimi i përvojave në kontekst të bashkëpunimit rajonal është me rëndësi për stabilizimin e arkitekturës së sigurisë në Ballkan” ka shkruar Thaçi.

Ai po ashtu ka takuar edhe Presidentin kroat Ivo Josipovic.

“Pata takim edhe me Presidentin Josipovic të Kroacisë. Jemi të lumtur me marrëdhëniet e mira që kemi. Kroacia është mbështetëse e madhe e integrimeve të Kosovës në BE dhe NATO” ka shkruar Thaci në Facebook.

Thaçi, i shoqëruar nga Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ka takuar edhe përfaqësuesit amerikanë, Senatorin Murphy dhe kongresmenët Deutch dhe Keating.

“Pata takime të rëndësishme me ligjvënësit amerikan nga Senati dhe Kongresi amerikan. Lidhjet në mes Kosovës dhe SHBA-ve janë esenciale edhe në fushën e sigurisë kombëtare. Falënderova kongresmenet dhe senatoret për ndihmën e madhe qe po vazhdojnë t’i japin Kosovës” ka shkruar Thaçi.

Gazeta Express

YouTube Preview Image