Ulqini agoni e një qyteti të humbur, me hotele te harruar – Video

February 1, 2014   | Ekonomia / Ekonomija

Villa-hotel-Albatros-ulqin-ulcinjDikur këtu në këto objekte të hotelit “Albatros” kanë kaluar pushimet shumë mysafirë nga vendi dhe nga bota. Një kohë këtu kanë gjetë strehim edhe banorët e Ulqinit, të shpërgulur nga termeti katastrofal i vitit 79 të shekullit të kaluar.
Sot këto, dikur të quajtuar ” Vilat e Albatrosit” gjenden në një gjende të mjerueshme, të të lënuna pas dore, të devastuara. Kanë kaluar mbi dy dekada nga koha e tranzicionit dhe vështirë është të pranohet se nuk ka mujt më u gjetë një blerës, a po ndokush i cili kishte investu, më së pakti për interesa personale. Vilat gjenden në një vend jashtëzakonisht tërheqës dhe të bukur, në afërsinë e rrugës, më infrastruktur, parking, dhe veç pak metra larg detit…
Rruga prej vendit e ish hotelit “Galeb” dhe deri ke hoteli “Albatros” për çdo ditë është plotë më qytetar tanë të cilët shëtisin,..Por kjo rrugë, kërkon mirëmbajtje, më së parit nga organet kompetente të Komunës, por edhe nga ato të cilët nga këto pisha, nga kjo hapsirë kaqë e bukur korrin mjete gjatë sezonit turistik. Në jetë si edhe në dashuri është njësoj, ne se doni më marrë duheni edhe të jepni, për ndryshe vjen deri ke mosëmarrëveshja.
Komuna e jonë, duhet të bisedojn më të gjithë ato të cilët kanë interesa personale, për shqyrtëzimin e pishave dhe bregut e detit, por, edhe për mirëmbajtjen e kësaj hapsire. Natyrisht, nuk e kam harruar as të “Mirën Detare” nga Budva, bile, tash kemi edhe një person në “Bordin” e tyre në Budva. Më së pakti, duhet të kërkohen investime në revitalizimin e pishave, por jo nepër mesë të projekteve të shoqatave joqeveritare, por direkt nga ato të cilët marrin mjetet e qirasë të “Mirës Detare”.

Nga Ismet Karamanaga+Foto Facebook

Villa-hotel-Albatros-ulqin-ulcinj-13

Dikur ishte hotel me Vilat  mjaft të vizituar nga turistët, ndërsa sot duket si një gërmadhë. Vilat e hotel Albatrosit kan filluar të shkatërrohet, pasi është braktisur qe dy dekada.

Ismet Karamanaga ka bërë disa fotografi të ndërtesave ne form te Vilave, që dikur ishte mjaft tërheqëse. Shtretërit dhe koridoret janë mbyluar me myshk. Dhomat, të cilat vite më parë mbusheshin me klientë, tash duken si në filma horror.

Ky objekt ka filluar të kalbet dalëngadalë. Këto fotografi të ‘frikshme’ u bënë nga Ismet Karamanaga, për ta treguar gjenden momentale të Vilave të hotel Albatrosit.

Karamanga ka dashur që përmes këtyre fotografive, ta na tregojë historinë e një ndërtese, dikur të dashur nga të gjithë ulqinakët dhe turitestët që vinin , kurse tash ka përfunduar në duar të forcës së natyrës…

Ditët kalojnë në një zbrazëti që e ligështon pa fund Ulqinin, pa një motiv për të luftuar apo për të ecur përpara. Banorët e Ulqinit do të vazhdojnë të qëndrojnë të heshtur, në pritje se diçka, ose dikush do të sjellë ndryshim në jetën e tyre. Ne largohemi dhe i pyesim se si do të jetë dita dhe jeta e tyre pas disa vitesh.

Lajme nga Ulqini

YouTube Preview Image