Emina Çunmulaj ndjen mall për Ulqinin – Video

February 2, 2014   | Lajmet / Vijesti
Emina-Cunmulaj-Ulqin‘Nuk ka askund si në vendin tënd’, thotë një fjalë e urtë popullore. E këtë na e dëshmon edhe modelja e njohur shqiptare me famë botërore Emina Çunmulaj.
Ndonëse shpesh e shohim Eminën përmes fotove që i publikon në rrjete sociale nëpër vende magjepse të botës, ajo përsëri ndjen mall për plazhet e Ulqinit e për Malin e Zi nga ku edhe modelja i ka rrënjët. Këtë e ka bërë të ditur Emina në faqen e saj zyrtare në ‘Twitter’, ku ka postuar një foto më mbishkrim.
Emina-Cunmulaj-Ulqin-1
“Më mungon Ulqini, më mungon Mali i Zi. Më mungon vendi im”, ka shkruar bukuroshja malësore, ndërsa mbishkrimi i saj është mirëpritur shumë nga fansat të cilët kanë komentuar në numër të madh.
Gazeta Shqip
YouTube Preview Image