Braktisin aeroportet e regjionit për çmime më të lira në Prishtinë

February 3, 2014   | Sporti / Sport

Aeroporti_i_Ri_Nderkombtar_i_PrishtinesBiletat për avionët nga Rinasi janë rreth 50 deri në 100 për qind më shtrenjtë se linjat ajrore nga aeroporti i Prishtinës. Për këtë arsye këtë janar vërehet një numër i madh shtetasish shqiptarë, që kalojnë në pikat kufitare në drejtim të aeroportit të Prishtinës.
Për të shkuar në Verona, nga aeroporti i Prishtinës duhen vetëm 69 euro, për në Bazel 59 euro, për në Cyrih 69 euro, për në Berlin 91 euro, në Munih dhe Hanover, 79 euro ndërsa në Shtutgart 59 euro.
Çmimet janë konkurruese dhe pak nga pak po falimentojnë aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, pasi çmimet e aplikuara shkojnë nga 50 deri 100 për qind më shtrenjtë.
Sipas Policisë së Shtetit, vetëm për datat 1 dhe 2 janar nga Pika e Kalimit Kufitar të Morinës kanë dalë për në drejtim të Kosovës 1387 shtetas shqiptarë, shumica e të cilëve besohet se kanë pasur për destinacion aeroportin e Prishtinës dhe prej këtej vendet e Bashkimit Evropian.
Po kështu ka një rritje të daljes së shtetasve shqiptarë; nga 1223 shqiptarë që kanë dalë në të njëjtën periudhë në Muriqan shumica e të cilëve me destinacion tragetet më luksozë dhe të lirë që nisen nga portet e Malit të Zi.

Bota SOT