Marubi project – Ekspozita itinerante Marubi “Reflecting our Traditions, reflecting our Selves” + Foto

February 3, 2014   | Kulturë / Kultura, Reportazh / Reportaža

Marubi project - Ekspozita itinerante Marubi-7Në kuadër të projektit Marubi – një model bashkëpunimi për promovimin e turizmit në mes Shkodrës dhe Ulqinit, me qëllim të promovimit të trashëgimisë së Marubëve, Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Komuna e Ulqinit në Bashkëpunim me Ambasadën e Malit të Zi në Turqi dhe Komunën Çankaja në Ankara të Turqisë – organizoi ekspozitë të fotografive të Marubëve me emrin “Reflecting our Traditions, Reflecting our Selves”.
Ekspozita u mbajt në Galerinë Uray të Komunës Çankaja të Ankarasë, dhe zgjati 3 ditë, hapja solemne e ekspozitës u mbajt me datën 28 shkurt, në ora 19:00 . Duhet thekuar se ekspozita pati një sukses të madh, me numër të konsiderueshëm vizitorësh, ku fotografitë zgjuan një kurreshtje të madhe tek të pranishmit.
Ekspozita kishte karakter etnografik, ku u përfshi rajoni i Malit të Zi dhe Shqipërisë, dhe ku u shpalos një begati dhe laramani e gjërë e kostumeve dhe veshjes të viseve tona në atë periudhë.
Gjë që nuk mund të anashkalohet është prezenca e gjashtë ambasadorëve si dhe përfaqësuesëve të disa misioneve diplomatike në mes të cilëve edhe ai i SHBA-ve.
Poashtu duhet cekur se ndihmë të madhe në organizimin e kësaj ekspozite dha edhe Ambasada e Malit të Zi në Turqi, në krye me Ambasadorin Ramo Bralliq, dhe stafin e tij të cilët ndërmorrën një sërë veprimesh me qëllim që ekspozita të marrë karakter Ndërkombëtar.
Gjithashtu, e udhës është të përmendet edhe përkrahja e pa rezervë e Komunës Çankaja e Ankarasë së Turqisë, e cila na e vendosi në dispozicion përdorimin e galerisë URAY të kësaj Komune.
Ekspozita në fjalë ka karakter itinerant, ku gjatë rrugës për në Ankara u shpërnda edhe material propagandistik me qëllim të promovimit të trashëgimisë Marubi, si dhe promovimin turistik dhe kulturor të viseve tona.

Marubi project Shkodra Ulqini Facebook