Ndalohen ilegalisht ne Muriqan 52 persona drejt Gjermanisë – Video

February 3, 2014   | Rajoni / Region

eksodi-drejt-gjermanisU mashtruan nga Agjensia Kosovare, kapen në Murriqan 52 “azilantë”, iknin në Gjermani

Dyshimi se janë azilkërkues, ka bërë që Policia e Kufirit dhe Migracionit në Shkodër të kthejë 52 shtetas, ndër të cilët gra e fëmijë, nga pika e kalimit kufitar të Muriqanit.

Ata po udhëtonin drejt Gjermanisë, kur pas kontrollit nga uniformat blu nuk janë lejuar të kalojnë kufirin. Shkak i këtij veprimi nga ana e Policise Kufitare dhe Migracionit në Shkodër u bë dyshimi pasi 52 pasagjerët që ndodheshin në autobusin e linjës Tiranë – Gjermani kishin një ftesë nga i njëjti person në shtetin gjerman. Bazuar në këtë dyshim, Policia Kufitare ka bërë edhe shoqërimin e 52 shtetasve në Komisariatin e Policisë Shkodër, ku edhe janë marrë në pyetje në lidhje me destinacionin e tyre, qëllimin e udhëtimit dhe sasinë e lekëve që kanë me vete.

Nga sa mësohet, shtetasit në fjalë që janë nga zona të ndryshme të veriut të vendit, si Shkodër, Kukës, Has, Tropojë etj, kishin si tentativë kalimin në shtetin gjerman dhe nga andej aplikimin për azil në vendet e BE-së. Pasi janë marrë në pyetje në Policinë e Shkodrës, ato jane lejuar të rinisin udhëtimin e tyre, por sërish sapo kanë mbërritur në Muriqan, ata u rikthyen në Komisariatin e Shkodrës.

Dyshohet se policia ka përgjuar telefonatat në momentin pas lëshimit dhe kjo ka bërë që ata të kthehen sërish në kufi. Nga ana tjetër, uniformat blu kanë bërë me dije se fëmijët janë shkaku kryesor i kthimit, pasi ata po shfrytëzohen për kërkesën e azilantit.

Ftesa nga i njëjti person për 52 shtetasit ka qenë dyshimi kryesor i policisë, ndërsa mësohet se vetëm 12 shtetas nga numri i përgjitheshem i pasagjerëve që udhëtonin me autobus u lejuan të kalonin kufirin pasi nuk rezultuan të dyshimtë.

OraNews

YouTube Preview Image