Nika: Ja që nuk e kam mizën nën kësulë….?!!!

February 3, 2014   | Lajmet / Vijesti, Opinione

 Muhamet-NikaShkruan: Muhamet  Nika

JA QË NUK E KAM MIZËN NËN KËSULË….?!!!

Thuhet se për disa njerëz, sytë dhe veshët , janë dëshmitarë të këqij, në se mendjen nuk e kanë fisnike…Lidhur me disa akuza ,  rreth   shkrimit  të fundit timin, në lajmet nga Ulqini-“Dedë Gjo Luli je Ded  Gjo Milo”, si reagim në një bejte, që shpërndau Gjylaver Avdiu, e cila  po has në disa reaksione, që  bëhen, në fejsbuk,  disa komprometuese, vendosa  të reagojë pasi atë  nuk e përdor si faqe… Jam i vetëdijshëm , që  , shumica e përdoruesve të tij,  Iu përtojnë  shkrimeve të gjata, për të mos thënë më tepër…?!!

 

Fillimisht , rreth akuzave,  që s’bëj as për dele e as për politikë, se pengoj të rinjtë, se i pari kam shkuar  me DSPS…, se kam thye banesë…?!!! Deklaroj:

Në se fillojmë, nga fundi, mbase edhe” nuk ka të keqe”, që isha i pari….?!!! Sepse, vetëm mua, më takoj, që të jem i pari,që shkoi  në burg, pas 81-shit, bashkë me Hajrudin Kovaçin….?!! Të tjerët , ranë më  pas, dhe për dallim, prej nesh, që e mbajtëm burgun të plotë, ata- tjerët, nga Ulqini, shumica e tyre, nuk e mbajtën deri në fund….?!!!  Ndërsa për atë , përse kalova i pari me DPS, them se nuk është e vërtetë!!! Për , të kuptuar, situatën, le t’i kthehemi të tanishmes?… Pra, le të , paramendojmë , psh,  një koalicion,  të Forcës dhe Partisë Demokratike të arritur me shumë mund, pas bisedimeve të gjata , që bëhet, duke lëshuar pe UDHS- Mehmet Zenka…, por që marrëveshja e arritur, zbatohet në mënyrë të një anshme …?! Foca dhe Partia Demokratike,fjala bie, i emërojnë , funksionarët e vet, kurse Metit, edhe pas tetë muajve, nuk ia  lejojnë, të emërojë, njerëzit e tij… Atëherë , Meti (le të më falin për këtë krahasim…?!), u jep afat disa  mujor, dhe nëse , kriza nuk tejkalohet, të shkohet në zgjedhje me konsensus, duke mos kaluar , si u kalua, me taborin e Dps-it…Atë herë, në se, njëri  nga partnerët , nuk pranon zgjedhjet e ofruar, nga ai,sipas praktikave të partive serioze, Meti, vendos , të shkojë, në DPS- në… Të gjithë besoj se Metin , në këtë rast, askush nuk mund ta akuzojë. .?! Kështu ndodhi edhe me mua. Bile, përjetuam , që të shpalleshim të pa sistemuar, kurse  mua,  ma  ndërprenë edhe marrëdhënien e punës, partnerët e koalicionit,  të cilëve  u bëja shumicën?! Tjetër, edhe kalimi , në deps, ishte , jo koalicion , por shumicë , parlamentare,  d, m. th., për të mos bllokuar punën e funksionimit të pushtetit.  Se ishte kështu, opinioni,  pati rastin të bindej, kur,opozita , lëshoi mbledhjen , kurse vet mbeta si kryetar  me  opozitë duke votuar  pikat e saj. Ky është rast unikat në historinë e demokracisë… ?!

 

Fotokopje e Marrëveshjes së PPD, për qeverisje të përkohshme , dhe shkuarje në zgjedhje  nëse nuk arrihet marrëveshja , që prodhoi krizë, në vitin 2006…Shihet se vetëm lidhja dëshironte të kushtëzonte.., për të  shkatërruar PPD-në. Bardhi nuk e hodhi nënshkrimin , nga ku fillon tatëpjeta e këtij subjekti…, po dhe  e shqiptarëve- Unë vendosa ta çelë  Kutinë e Pandorës….?!!! Dhe nuk jam penduar- Kuvendi dhe ekzekutivi, funksionoi,çka nuk ngjau  me 2 kryetarët e më parshëm, po as nga dy të tjerët që më pasuan në funksion. Unë, në punën time isha i ndërvarur, e jo i pavarur…?!!!

 

Së dyti, kur është fjala , të lëshimi i rrugës , ndaj  të rinjve, po ceki, që tash 2 zgjedhje lokale e një parlamentare, nuk jam duke u dukur në fushatë haptas, as që turrem , për në krye të listës e as  në te fare,sepse, mendoj , që vërtetë duhet, tu japim shansin, ..?!! Me gjithë atë, kyçja direkt në politikë,  e tyre, me disa përjashtime, nuk është treguar e suksesshme dhe nuk është , tentativë e re në botën shqiptare. Qysh, në kohën e mbretit Zog, është shënuar, se u formua, një organizatë ilegale ekstreme , e cila, kalimin e krizës së atëhershme shqiptare, e shihte te asgjësimi i klasës së vjetër politike, dhe tentuan të hedhin , me një rast, të gjithë parlamentin  shqiptar  në erë por u zbuluan. Kurse,  në se i referohemi, perëndimit, në Zvicër , fjala bie, ministrat, zgjidhen nga radhët e deputetëve, të cilët atje, ishin disa mandate…Kjo tezë,  si edhe ajo, “një njeri një funksion” iu shërbeu, disa partive, që të akuzojnë Bardhin , për monopol, por të gjithë ,kur erdhën në funksione, vepruan ngjashëm…?! Andaj , do të duhej t’i kërkonin falje në këtë adresë.

Sa për , atë që , s’bëj  as për dele e jo më për politikë… Ceki, se mua nuk më fyen as profesioni i bariut, për opinion po ceki, që në rininë time të hershme, si fillorist, dhe gjimnazist, jo vetëm që kam ruajtur delet,  por , edhe dhitë, pra dy parë  një kohësisht …., kuptohet,  duke mos pasur, fare problem , në  harmonizimin e “ mallimit-drejtimit të  tyre”, dhe falë kësaj, nga barinjtë e moshuar, mësova, për atë , metaforën popullore: “Çka i tha dhija  deles”…?! Edhe shumë veta të facebookut,po harrojnë “ senin e dhisë” duke  akuzuar vetëm delët*delen)…?!!! Thënë , të vërtetën, jeta e bariut, më ka  mësuar,  se si organizohen fushatat, me një pjesë të njerëzve, të cilët , reagojnë si dhitë  që ruaja …?!  po them , që kur i “ndillesha dhe u qitsha , kollomoq, më dëgjonin, dhe zbritnin nga mali, e kur  ndodhte t’i mashtroja, më nuk më vinin..” Kështu, ndodhi, po duket, edhe me një pjesë të  elektoratit të  disa partive edhe gjatë kësaj  fushate..?!! Partitë , shqiptare, në mungesë të parave(kollomoqit), shkuan , para popullit, me duar bosh dhe u kthyen , pothuajse  me duar bosh…Kurse, DPS, ish përgatit , “me xhepa gati   plot”dhe e  rriti” numrin e votave , gati si dikur në 98 e 2008.., me Hajdinagën?!!

Akuza që paskam thye banesën…?!!!

Në fillim,ceki se, qysh me 16.09.2003, si punëtor i Komunës së Ulqinit, i jam  drejtuar, komisionit, për çështje banesore,  në bazë të ligjit, për të punësuarit, të më ndajë një banesë ose truall ndërtimor… Kërkesa ime dhe e të  punësuarve tjerë, asnjëherë nuk    u trajtua…?!!! Po shtoj edhe këtë, se  kam dëgjuar, se pushteti demokratik i komunës(pas viteve90), nga fondi i banesave  për punëtor të vet, u  pat  ndarë banesa edhe do policëve- në mënyrë të paligjshme, të cilët,me emër e mbiemër, mjerisht, janë  heronj të së keqes, në shkrimet e mija të publikuar, në faqen” ULQINI ON LINE”- rubrika histori….????!!!!!

Mareveshje-e-koalicionit-Ulqin

Dy gjëra, mund të garantoj, në këtë moment, që banesa , për të cilën , merakosen disa, edhe shokët e tyre…., deri sa isha kryetar kuvendi , kërkuan , të dinin , fondin e banesave të komunës, dhe kush i shfrytëzon…. Nga përgjigja u bindën, se banesa , në fjalë, ishte, (a/a , në kadastër , pronë e komunes…?!!! Dhe dy, ai që pyeti, bashkë me  këta , të facebookut, edhe pse kanë lindur, janë rritur dhe do të vdesin në Ulqin…, asnjëherë nuk kanë shkuar ,  dhe as që do të shkojnë, në këtë lagje, çka edhe nuk iu dëshiroj…?!!! Kam  lexuar, kohëve , të fundit, që në Holandë, një kandidat për kryetar komune, kish preferuar, që në fushatë, të shkojë në një lagje të tillë të te farfërve …, dhe kishte qëndruar e fjetur, te njëri, vetëm një natë, me romët, e kjo , i ishte llogaritur, si avantazh, për tu votuar , në zgjedhje…?! Paramendo, sikur do ta bënin , këtë, këta  tanët…?!

Puna me dele, dhe jeta në burg me kriminelët  e Gangsrterat  e nëntokës, më kanë bërë, të kuptoj më mirë njerëzit e sidomos  edhe disa nga  partiakët e  pushtetarët..?!Vërtetë uroj, që ndonjëri, syresh, të mos përfundojë atje, kurse , sipas përvojës sime, shumica, nga ata, janë kandidatë potencial…  Ndërsa në fund, po shtoj, që në kuvend, ka mbet, e shënuar, të kem thënë,me mburrje, para tyre,  se , unë jam: “Van  Gupa, Van Dupa, i Van Mupa  ”…Gjithë këtë,   do t’iu, kisha dëshiruar edhe të tjerëve të politikës…?!!!Unë edhe sot, po e përsëris atë që kam thënë në një rast tjetër, se: “Mund t’i kthej xhepat mbrapsht, për të tjerët nuk di dhe nuk jam i penduar, kuptohet bashkë me familjen time, të cilën, mundohem ta   edukojë  duke  i thirr,  të zgjedhin modestinë…., në vend  të dëshirave bizare  që shquajnë  disa….?!!! Nëse  këto të fejsbukut, kanë dilema e pyetje tjera, më tregoni, dhe do  tu jem mirënjohës….

Noli thoshte : Haptas, haptas.., le të dalë  në shesh, djalë bardha dhe djalë zeza…?!