Vuçiq shpëtoi fëmijën shqiptar nga rrëmuja e dëborës – Video

February 3, 2014   | Bota

Vuciq shpëtoi fëmijën shqiptarDjalin, të cilin e mbante në duar nënkryetari i Qeverisë së serbisë, Aleksandar Vuçiq, në rrëmujën të cilën e shkaktoi dërbora me anë të erës së fuqishme në austostradën në Serbi, akt ky të cilin e regjistruan edhe kamerat televizive, rezulton se është një shqiptar i cili së bashku me familjen kishte qenë i bllokuar nga dëbora në autobusin që po lëvizte në destinacionin Austri-Kosovë.

Një dëshmitar okular ka thënë se nënkryetari Vuçiq, në momentin kur e kishte parë fëmiun në atë gjendje kishte zbritur me vrap nga helikopteri dhe papritmas e kishte kapur fëmijën në duar, i cili po qante.

“Sapo zbriti nga helikopteri menjëherë me vrap u nis drejt njerëzve që kërkonin ndihmë! Pa i thënë askujt asgjë, iu afrua njerëzve dhe kur pa fëminë që ishte duke u dridhur nga i ftohti, shpejt e kapi në duar dhe u nis për ta evakuar, respektivisht për ta hipur në helikopter”, ka rrëfyer dëshmitari okular.

“Gjithçka ishte kaos, nuk kishte kohë për bisedë, as që na shkonte në mendje, e as që kishim kohë për të fol me dikë…, rëndësi kishte të shpëtojmë fëmiun që dridhej nga i ftohti. E hipëm në helikopter dhe arritëm ta shpëtojmë. Nuk e dimë, as se si quhet. Askujt ne ate momenti s’i shkonte ndër mend që të pyesim për të tilla gjëra, sepse fëmija qante. Më vonë morëm vesh se bëhet fjalë për fëmijë shqiptar, nga një familje e Prizrenit”, ka rrëfyer një bashkëpunëtorë i lartë i nënkryetari Aleksandar Vuçiq.

Almakos