Gjukanoviq: PDS-ja te jete pjese e qeverisjes ne Ulqin …Video

February 4, 2014   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Gjukanoviq-ne-RTCGNë Ulqin edhe pas 10 ditëve të zgjedhjeve të parakohshme lokale, partitë nga të cilat mvaret formimi i pushtetit të ri lokal, po i vazhdojnë bisedimet.

Sipas njoftimeve të fundit nga koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” bisedimet kanë filluar me PDS por ende jo zyrtare dhe siç tha bartësi i kësaj liste, Fatmir Gjeka, nga FORCA kanë fituar vetëm ftesë zyrtare dhe beson se sonte do ti fillojnë bisedimet, ndërsa në ditët e ardhshme presin edhe bisedime më konkrete me PDS.

Edhe UDSH pret që bisedimet do të zhvillohen në ditët e ardhshme, ndërsa kryetari i kësaj partie Mehmet Zenka thotë se deri tani PDS u ka dhënë oferta konkrete dhe takimet ishin shumë konstruktive. Ata u fokusuan për formimin e një pushti lokal sa më të mirë dhe kualitativ.

Lideri i PDS Millo Gjukanoviq e konsideron si reale që partia e tij e cila ka fituar më së shumti vota në këto zgjedhje lokale të jetë pjesë e pushtetit në këtë komunë. Përndryshe edhe pse PDS ka më së shumti mandate, mund të mbetet opozitë nëse partitë nacionale vendosin që vetë ta formojnë pushtetin lokal, mirëpo Gjukanoviq konsideron se kjo nuk do të ndodhë

TVCG

YouTube Preview Image