Ndërtimi i Autostradës Tivarë- Bolari do të fillojë në pranverë

February 4, 2014   | Shoqëria / Društvo

autoput-bar-boljareNdërtimi i Autostradës Tivarë- Bolari do të fillojë në pranverë, kurse në  afatet e parapara do të duhej të kryhet çdo gjë që ka të bëjë me kontratat ndërmjet palës malazeze dhe asaj kineze, ka deklaruar kryeministri Millo Gjukanoviq. Ai ka shtuar se bisedimet për marrëveshjen e cila ka të bëjë me projektimin dhe ndërtimin janë zhvilluar me suksese gjatë javëve të kaluara kështu që me një shkurt kjo kontratë është nënshkruar. Pas nënshkrimit edhe të kontratës së dytë, siç ka theksuar Gjukanoviq për Radion e Malit të Zi, krijohen mundësitë që Mali i Zi ti propozojë parlamentit Lex Specialis me të cilin do të definohen obligimet e qeverisë në kontrata me firmën kineze dhe bankën kredituese.

RTCG

YouTube Preview Image