PDS nis bisedimet për formimin e koalicionit ne Ulqin – Video

February 4, 2014   | Shtypi / Mediji

Loro -Nrekic-UlcinjKryetari i këshillit komunal të PDS e bartës i listës në zgjedhjet komunale të 26 janarit në Ulqin , Loro Ndrekiqi ,ka thënë se sot do të fillojnë bisedimet me partitë që janë në koalicion me këtë parti në nivel shtetëror.

Së pari , siç tha ai do të fillojnë bisedimet me koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” e pastaj me UDSH dhe PSD , veç e veç ,por edhe me FORC-ën. Normalisht nëse i përgjigjet ftesës sonë”, tha Ndrekiqi.

Siç tha ai PDS këtë e ka iniciuar si parti e cila në zgjedhjet lokale ka fituar numrin më të madh të mandateve në përbërjen e ardhshme të Parlamentit lokal.

Më parë ishte thënë nga PDS se marrëveshja për koalicionin e ri qeverisës në Ulqin do të arrihet gjatë kësaj jave dhe , sipas paralajmërimeve ky do të jetë koalicioni i PDS , Bashkë për të ardhmen e Ulqinit, UDSH dhe PSD.

RTCG
YouTube Preview Image