FC Prishtina më 12 shkurt udhëton për në Ulqin – Video

February 5, 2014   | Sporti / Sport

FC PristinaBordi i klubit të FC Prishtina sot ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt në të cilën ka diskutuar në përgjithësi për përgatitjet dhe punët që i pret për edicionin e ri.

Sipas drejtorit të klubit Sokol Krasniqi në këtë mbledhje kanë marr pjesë 93 përqind të aksionarëve, çka i bije se ky takim ka ngjarë sikur në një lloj kuvendi.

“Bordi ka diskutuar për raportin vjetor si dhe për përgatitjet për stinorin e ri futbollistik që janë në prag të fillimit. Përveç kësaj është caktuar që skuadra e parë të shkojë në një qendër stërvitore për përgatitje për edicionin e ri si dhe është folur për disa çështje tjera të klubit”, tha Krasniqi, duke shtuar se data e kuvendit të klubit nuk është caktuar, por sigurisht që edhe Kuvendi do të mbahet shpejt, derisa do të bëhet edhe emetimi i aksioneve.

Prishtina edhe sivjet është mobilizuar maksimalisht për t’i mbrojtur sukseset që fituan në kampionatin e kaluar. Ndonëse ata kanë ngecur sa i përket luftës për Kupë, titulli i kampionit mbetët synimi kryesor i tyre. Ekspedita e Prishtinës pritet që me 12 shkurt të udhëtoj drejtë bregdetit të Ulqinit ku do të përgatitjet për pranverë. Deri më tash skuadra ka bërë disa përforcime duke sjell emra të njohur të futbollit, si Liridon Lecin nga Suedia, pastaj Kastriot Rexhen e Shkëmbim Salihun si dhe ka rikthyer Akil Makollin nga Hajvalia.

Zëri

YouTube Preview Image