Sinishtaj përkrah pozitën e re të Komunës urbane të Tuzit

February 5, 2014   | Rajoni / Region

SINISHTAJMbledhja e jashtëzakonshme e Parlamentit të Malit të Zi në të cilën duhet të miratohen ndryshimet e ligjit i cili definon pozitën e re të Komunës Urbane të Tuzit duhet të mbahet kah fundi i këtij , ose fillimi i muajit të ardhshëm , është njoftuar Portali Analitika.

Udhëheqësit e Komunës urbane të Tuzit  ua kanë dorëzuar dje deputetëve ndryshimet e 4 ligjeve të cilët definojnë pozitën e kësaj , deri tani Komune urbane , të ligjit për kryeqytetin , të ligjit për administratën lokale, të ligjit për organizimin territorial dhe të ligjit për financimin e administratave lokale. Këto ndryshime sipas burimeve të Portalit në fjalë i kanë përkrahur 16 prej 21 këshilltarëve  të KU të Tuzit dhe në këtë mënyrë edhe formalisht  kanë përfunduar bisedimet disa mujore ndërmjet PDS dhe partive politike shqiptare mbi statusin e ri të Komunës urbane të Tuzit.  Kundër kësaj zgjidhjeje janë deklaruar këshilltarët e Alternativës shqiptare, të PSP dhe Lidhjes Demokratike . Vasel Sinishtaj nga Iniciativa qytetare i cili e ka përkrahur pozitën e re të Komunës urbane të Tuzit , ka deklaruar për Portalin Analitika se fjala është për maksimumin momental i cili do të zgjas një kohë të caktuar duke theksuar se me këto zgjidhje nuk shpëtohet kolltuku i askujt.

Moskenaqësi në një pjesë të Malësisë: protestë lidhur me planin e ri për Tuzin

Nëse ndryshimet e ligjit për kryeqytetin dhe organizimin territorial nuk do të miratohen para zgjedhjeve të muajit prill , kjo nuk do të jetë mosplotësimi i par i premtimeve të PDS për formimin e Komunës së Tuzit. Komuna e Tuzit është përmendur në marrëveshjen e PDS dhe udhëheqësve shqiptarë në prag të referendumit për pavarësi kurse të njëjtat premtime janë përsëritur edhe në prag të votimit për Kushtetuten e Malit të Zi. Të drejtës për Komunë i është kujtuar edhe kryetari i PDS Millo Gjukanoviq kur në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar ka paralajmëruar se referendumi për Komunën e Plotë të Tuzit do të shpallet në tetor.

 

RTCG