Vazhdojnë bisedimet Cungu, Gjeka, Zenka për krijimin e koalicionit të ri ne Ulqin

February 6, 2014   | Lajmet / Vijesti, Politika

Nazif-Cungu-Fatmir-Gjeka-Mehmet-Zenka-UlqinEdhe sonte vazhdojnë bisedimet

Liderët e partive nacionale shqiptare në Ulqin, siç njoftojnë agjencitë, edhe sonte do të vazhdojnë bisedimet për formimin e pushtetit lokal në Ulqin. Liderët e Forcës së re Demokratike, FORCA, koalicionit ”Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”, dhe të UDSH, u takuan mbrëmë, mirëpo siç u deklaruan ende nuk arritën ndonjë marrëveshje konkrete. Kryetari i FORCA-s Nazif Cungu u shpreh pas takimit se gjatë bisedimeve është shprehur vullnet i mirë për arritjen e marrëveshjen për koalicionin pas zgjedhor mes partive shqiptare për formimin e pushtetit lokal në këtë komunë. Ndërsa Fatmir Gjeka bartës i listës “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” tha se bashkëbiseduesit janë dakorduar që ekziston vullnet që të arrihet marrëveshja por bisedimet do të vazhdojnë edhe sonte.

Nga ana tjetër kryetari i këshillit komunal të PDS Loro Nrekiq është i bindur se Ulqini së shpejti do ta fitojë pushtetin e ri. “Presim rezultatet e takimit të partive shqiptare, mirëpo jam i mendimit se nuk do të arrijnë marrëveshje” tha Nrekiq për gazetën “Dnevne Novine”. Kryetari i Partisë SocialDemokratike për Ulqinin Selim Resulbegoviq është shprehur se për Ulqinin më së miri do të ishte që pushtetin lokal ta formojnë dy parti shqiptare dhe dy  qytetare. Ai aludon në koalicionin paszgjedhor  mes PDS, PSD, koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit “ dhe UDSH.

TVCG

YouTube Preview Image