Nika: Kur diskutimi e çon ujin ku (s) duhet…?!!!

February 7, 2014   | Opinione

muhamet-nika_ulcinjShkruan Muhamet Nika:

KUR DISKUTIMI  E ÇON UJIN KU (S) DUHET…?!!!

Thuhet se  sjelljet, e një personi apo të shoqërisë, në një moment të caktuar, duhet t’i  kuptojmë dhe gjykojmë , rrënjësisht, mbi bazën e rrethanave që krijuan motivimin e sjelljes së kë tillë, qoftë të individit , qoftë të shoqërisë…Mbi këtë,  linjë, duhet shikuar edhe  kur , një element i njohur si i djathë, brenda natës, ta zëmë ,  vendos të  konvertohet  në të majtë – gjatë fushatës zgjedhore që ndodhi në Ulqin. Një urti thotë, kur akuzon dikë(pra edhe popullin), duke bërë me gisht,nga ai,  kuptohet se katër , nga gishtat , i kemi  të kthyer nga  vetja…?!!! Prandaj vend për kritikë dhe autokritikë, doemos që duhet të ketë…?!!! Më ka pëlqyer, mendimi , i Gjekës, pas një kontakti,  i cili e pranoi, si lëshim përse nuk ishte ulur për të biseduar me disa persona “ që prishën “ punë gjatë zgjedhjeve të kaluara, duke e lënë derën e hapur, me ta,  për konsultime dhe marrëveshje…?!

 A  duhet të bëhen diskutimet e një fushate brenda një standardi…?!!!

Kuptohet, se është e drejtë e ç’ do kuaj, të përshëndesë dhe të zgjedhë mënyrën , më të mirë , që ai  mendon  ,  për ta rritur para popullit, dikë , që ai mendon se duhet rritur,  në një konventë zgjedhore, mirëpo ajo që përzgjodhi, për  t’iu drejtuar turmës, që bëri Nikollë Shabani, në Ulqin, sipas nesh, nuk ishte fare e qëlluar …,duke njohur mirë ,mentalitetin dhe praktikat tona rreth këtyre rasteve….Nuk dua, të them këtu, që ai , më duket,  pa takt, dëshiroi, të përvetësojë , punën e çdo njërit, në kohë , nga kjo parti, që u bë, për mbarëvajtje të rrjedhave demokratike- sidomos gjatë referendumit,  për pavarësi, sepse të gjithë subjektet e këtij opcioni , brenda kufijve programorë, dihet se  kanë  dhënë   angazhimin e vet, ndoshta, në situata edhe më konfliktuoze..?! E as që dua të  them , se  nuk është mirë që u përgjithësua, e u subjektivizua vullneti i diaspores.. ., kurse, përse u bë,nuk është vështirë të thuhet….., mirëpo gjithnjë , sipas nesh, në këtë rast u tejkalua….?!

Urtia, thuhet  që  rri, në atë, e cila , thuhet se është:  kur, në vendin e duhur , dhe në kohën e duhur, e në shoqërinë e duhur, shprehim shqetësimin,  në masën se duhur. Prapë , sipas neve , kjo gjë, në diskutim , mungoi, kur, përveç tjerash , fillim e mbarim u tha, si më poshtë:

Loro, këto zgjedhje janë vetëm për ty/Loro, gjithmonë ke qenë në krahun e popullit , partisë dhe  gjithmonë je gjet në anën e shtetit të Malit të Zi…/ Loro, ashtu si ke fituar, për të dhënë përkrahjen në vitin 2006, ashtu do të fitosh edhe këto zgjedhje…me sa dimë ne , atëherë- gjatë referendumit, nuk ka pas të madh, sepse u çua, në këmbë i madh e i vogël në Ulqin- kurse kryetar i DPS-së,  ishte Luigj Shkreli, i cili, mbase , duhet të ketë pasur një çikë më tepër përgjegjësi nga të tjerët , para shokëve të vet…..?!!! Pastaj …./Loro, më vjen mirë që je kryesues i  listës në qytetin tonë…../ Loro, këto vota , pa hamendje   , janë tuajat/.Dhe në fund,  përsëri u tha …Loro, juve ju do  diaspora, dhe përsëri ceku , që këto zgjedhje, janë për ty dhe për Ulqinin…?!!!….Nga diskutimi, nuk është vështirë, të shihej se ku shkonte  dhëmbi në këtë situatë, me gjithë atë, sipas nesh-  DPS- dihet se është , parti serioze- ose, të paktën, duhet të jetë,  serioze… Nga ajo që dijmë, deri më sot, kur ka fituar, kandidatin e vet në zgjedhje, kemi parë se e zgjedh , pasi e peshon mirë atë , në,organet e partisë e jo para turme- me populizëm…, siç bëhej dikur, ose dikush mendon se mund ta zgjedh sot….?!!! Kujtoj këtu , se kjo formë e mistifikimit të politikës , dhe personit, duhet të mos i ketë pëlqyer edhe vetë Millo Gjukanoviqit, për të cilin mbaj mend, që para disa viteve, kur UDSH lidhi koalicion parazgjedhor  me DPS,  mu në shtëpi në e  kulturës,  në Ulqin, tha që politika nuk bënë të mistifikohet , si mendojnë apo bëjnë disa. Ajo  duhet të jetë më praktike ,duke aluduar në tonet e diskutimeve të partive nacionale, që akuzonin UDSH-në për tradhti…?!!!

Viza-vi kësaj, dua të cekë, se kam pasur, rastin,  të prezantoj, në një manifestim fetar, kur  njëri , nga hoxhët, pasi  u ngjit në tribunë, fillimisht, e nisi, përshëndetjen –  pa bismilah(në emër  të allahut)…, falënderoj, së pari, kryetarin e komunës, politikanët tjerë dhe gjithë mysafirët e ftuar, duke e përmbyllur me fjalët,  në fund përshëndes edhe të plotfuqishmin , mëshiruesin , mëshirëbërësin etj…?! Vetë vetiut, nënkuptohej , se paraqitja e tij, nuk ishte, në rregull, sepse, aj , sipas kanonit fetar, bisedën, duhej ta niste me falenderimet e Allahut, Xh. H.

Nuk kam pasur rastin, të jem në  konventë , por nga materiali i videos , i shpërndarë, në faqet e  internetit, diskutimi i Nikollës, për nga natyra, ia kaloi edhe hoxhës, nëse hoxha, zotin, u kujtua ta përshëndesë në fund, ky fillim e mbarim përshëndeti Loron , duke e harruar fare Millon  me shokë që ishin prezent në sallë…Nuk e thonë kot , të vjetrit, që në çdo gjë të keqe, ka diçka të mirë dhe , e kundërta, në çdo gjë të mirë ka diçka të keqe. Në qoftë se, për  x – arsye , partitë shqiptare, sot me 2014, arrijnë të krijojnë koalicion gjithë shqiptarë dhe nuk përfundojnë në hurdhën …, ku më gjuajtën, mua,  para  disa viteve,kur, sipas tyre”tradhtova…”, atëherë, një meritë , për këtë, e ka , kuptohet, edhe Nikollë Shabani, me diskutimin e vet, kuptohet nga këndi tjetër…?!!Mendojmë  në konventën zgjedhore  “Përpara , të fitojë Ulqini”,  me ç’rast, ai,  mbajti, një diskutim i cili fund  e krye nuk i shkonte, dhe nuk i shkon për shtat situatës, e kurrrë se si jo, kandidatit për kryetar të komunës nga radhët e Dps-it në Ulqin. Diskutimi i tij, i adresuar në atë mënyrë, shihej  qartë , që ishte një diskutim, shumë personal,  i cili , duke irituar, pa dyshim edhe”Suetat” e vetë  pushtetarëve , më të lartë të Dps-it, di të shënojë e dhe fundin politik të dikujt….?!! Paraqitja, e tij, nuk ishte , fare në harmoni , me realitetin e sotëm kohorë , por mund të ishte, i kuptueshëm , për kohën  që perëndoi  Enverit, apo të Titos…?!!! Por , edhe atë herë, një diskutim i tillë, mund tu adresohej, vetëm atyre,më të mëdhenjve  e kurrë se si, rangut më të ulët…,  sidomos, jo  në prezencën”e të mëdhenjve”?!! Sepse, po të bëhej një lavdërim , me një  mistifikim  të tillë, siç bëri Nikolla  për Loron, atë herë , larg qoftë, jo vetëm  atij që u” livdua “(mistifikua, për rezultate të partisë dhe shtetit…), por edhe lavdëruesit, do  t‘i fluturonte koka , nga “I madhi fare…”?!!!Vetëm le t’i shikojmë , reaksionet dhe  gjestikulacionet e disave, po thuajse me grimasa, që kap kamera lë të kuptohet sharrimi  nga një diskutim i këtillë. Sikur, kamera , të kish fiksuar, kuadrot nga publiku, gjërat do ti kishim më të qarta….

Mendoj, që ky diskutim odeotik, i  Shabanit, te” shokët partisë…”, përveç tjerash, duhet të ketë shlyer çdo ide , që kryetar i ardhshëm i komunës, mund të jetë dikush , tjetër, përveç Loros…Mbase , ky diskutim , po thuajse “me ultimatum”, ka përjashtuar mundësinë, që “arrat”, kësaj radhe, t’i hajë, ndonjë kandidat  tjetër i Millos, në mungesë të një konsenzuesi,  për të cilën patëm , folë më herët….

Çfarë i tha Fadil Taipi, njërit nga Ana e Malit , që e lavdëroi shumë në një mbledhje  partie…?!

Sipas etnopsikologjisë popullore, thuhet se lavdërimi në sy, nuk është punë  edhe aq e pëlqyer. Bisedohet, se një herë e një kohë, Fadil Taipin, si,  ish kryetar i Komunës së Ulqinit, në një mbledhje, partie, njëri nga  Ana e Malit, e lavdëro, tej mase, duke e çuar, në qiell e  duke e veçuar nga tjerët…?!!!Pas mbledhjes , ai , iu ofrua ngat Fadilit, duke i thënë se kishte vepruar më së miri, që kish ditur…?! Ndërsa Kryetari, duke u shprehur me metaforë*kuptim të bartur të fjalës, ia  kish pritur anamalasit: A e ke parë , ndonjë herë atë” senin”,  ti, pas site…Kurse ai , iu , përgjigj , jo…! E atëherë , thuhet që  Fadili,  t’i  ketë thënë:  E more axh, në politikë , duhet ta shohësh , pas sitet…, me lavdërimin tuaj, ju nuk më keni bërë  hiç nderë….?!!!