Peshkataret ulqinak thyen rekordin e peshkimit – Video

February 7, 2014   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Naseri-Emiri-peshkatar-UlqinakDetin, barkat dhe sanallat, peshkun dhe peshkimin e kanë në gjak, në gjenet të trashiguar nga të parët tanë. Naseri dhe Emiri, për çdo ditë dalin në detë më sanallin e tyre në të cilin, qindra metra rrijeta presin për ti lëshuar ngadal në detë. Prej Puntës e Nuradinit dhe deri ke Valdanosi e njohin secilën pëllëmbë, secilin shkëmb, posaçërisht ato ku sillen “masat” e peshkut. Në Ulqin peshkatarët e kanë një sprehje të vjetër të cilën të gjithë ne këtu e përdorim shpesh, “peshku ka bisht”, dhe prandaj, për “gjonj ” peshkatari duhet të ketë syrin për më e pa peshkun..

Naseri-Emiri-peshkatar-Ulqinak-5
Peshkatarët të cilët gjithmonë e kanë nga një sy në det, Hajro Bushati nga Kalaja dhe Skender Kahari nga Rana, edhe sot kanë qenë në mole. Nuk e di se kush e ka pa peshkun sot, por një gjë është e vërtetë, sivjet Emiri dhe Naseri i kanë kaluar të ghithë, pavarësisht se Haliti thotë se ato janë nxënësit e tij.

Naseri-Emiri-peshkatar-Ulqinak-4
Naseri dhe Emiri sivjet i kanë kaluar të gjitha rekordet e peshkimit. Nuk ka ditë që sanalli i tyre nuk ka qenë i mbushur plotë më peshk. Edhe sot, sanalli ka qenë i mbushur plotë më peshk të qualitetit parë. E di se shumë nuk ndajn mendimin tim, pasi që bëhet fjalë për qefull. Por duhet ta din se qefulli tek ne jeton në ujë të pastërt ku nuk ka industi, dhe në këtë kohë ka një shije të posaçëme. Ulqinakët e duan shumë qefullin, dhe nuk mund të thuhet për ne se nuk e njofim peshkun. Kurë ka “gjonjë” edhe çmimi është më i vogël dhe prandaj, sot shumica e popullatës e Ulqinit ka pasur peshk…

Naseri-Emiri-peshkatar-Ulqinak-8
Sot në Ulqin ka qenë një ditë e bukur më një temperatur të lartë, më diell, dhe në mole kanë ardhur shumë nga Ranacakët dhe Kalalitë për të shiku, por edhe tjerët.. Në molen tonë sot ka sunduar një atmosferë e bukur, ka pasur komente të ndryshëm, fjalë të cilat duhen të ruhen nga harresa, pasi që i takojnë trashigmisë tonë popullore, dhe për ato të cilët merren më kultivimin i folkloritë tonë një pasuri e pa shterrëshme…

Për me tepër Fotografi shikoni – Ismet Karamanaga Facebook