Kongresmenët amerikanë lobojnë për pranimin e Malit të Zi në NATO

February 8, 2014   | Politika

Ranko-Krivokapiq-Xhon-MekejnKjo u kumtua pas bisedave të kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi dhe AP të OSBE-së  Ranko Krivokapiq dhe shefit të delegacionit amerikan në AP-n e NATO-s, kongresmeni Majkëll Traner.

Siç kumtuan nga parlamenti malazeze, ata kanë biseduar në Uashington ku Krivokapiq ka marrë pjesë në mëngjesin kombëtar të lutjes.

Ranko-Krivokapiq-USA

-Gjatë vizitës është dakordur grupi për lobim i Malit të Zi së bashku me Tarner, të dërgojë letër me nënshkrimin e më shumë se 30 kongresmenëve të njohur deri te sekretari i shtetit të SHBA-së me të cilën do të kërkohet që çështja  të mbetet prioritet kyç i Uashingtonit në samitin e shtatorit të NATO-s  në Uells, duke e mbështetur Malin e Zi si kandidat më i përgatitur, thuhet në kumtesë.

Ranko-Krivokapiq-Xhon-Mekejn-1

Grupi i lobimit për Malin e Zi në Kongresin e SHBA-së është formuar gjatë vizitës së Krivokapiq  në nëntor në Kongresin amerikan. Tarner siç është kumtuar, ka premtuar vazhdimin e  mbështetjes  për Podgoricën në rrugën e integrimit të shtetit në NATO.

Kurir

Xhon-Makein-Millo-Gjukanoviq