Konferencë për shtyp e UDSH – së , në Ulqin më 09.2.2014 – Video

February 10, 2014   | Shoqëria / Društvo

Lider- Demokratske-unije-Albanaca-Mehmed-ZenkaUDSH konferencë për shtyp , në Ulqin më 09.2.2014

Ulqin , më 09.2.2014

Unioni Demokratik i Shqiptarëve mbajti mbrëmë mbledhjen e Kryesisë përgjegjëse për Ulqin dhe ka marr vendimin me çrast është organizuar dhe kjo konferencë për shtyp. Bëhet fjalë për vendim njëzëri që UDSH tërhiqet nga negociatat e mëtejme me partitë shqiptare. Besoni, nuk e kishim të lehtë të sjellim një vendim të tillë duke marrë parasysh ndjeshmërinë e marrjes së një vendimi për ne kaq shumë të rëndësishëm. Në këto negociata kemi hyrë si gjithmonë sinqerisht duke dashur ti përgjigjemi sa më pozitivisht dëshirave të shumë qytetarëve të Ulqinit.
Përkundër qëllimeve tona të mira, dyshimet tona në synimet e sinqerta të bashkëbiseduesve tanë janë treguara të arsyeshme. Menjëherë mbas takimit të dytë, përkundër marrëveshjes që mos të jepen deklarata për shtyp kjo nuk është respektuar, është dal në publik me informata gjysmë të vërteta, duke thënë që UDSH pajtohet me një propozim i cili erdhi nga ana e përfaqësuesit të Forcës që ja lejnë vendin e kryetarit të Komunës së Ulqinit Koalicionit „Bashkë për të ardhmen e Ulqinit“, gjë që absolutisht nuk është e vërtet, sepse UDSH nuk është deklaruar fare për këtë propozim. Për hirë të së vërtetës, nuk janë deklaruar as përfaqësuesit e koalicionit të përmendur, por kanë deklaruar që më vonë do të përgjigjen për këtë ofertë. Të jemi të sinqertë deri në fund, edhe vet propozimi është dhënë, e thënë butësisht, në mënyrë krejtësisht jokorrekte ndaj Unionit Demokratik të Shqiptarëve.
Do ta citojmë propozimin: „Forca ju lë vendin e kryetarit të Komunës, si kundërshërbim që ju para dy viteve na japët kryetarin neve“, dhe atë në prezencën tonë, të cilët ishim viktimë e kësaj tregëtie politike. Ne për hirë të atmosferës së mirë kemi kaluar në heshtje këtë ofendim, edhe pse kjo tregëti e pistë politike i ka shkaktuar dëmë të madh politik Unionit Demokratik të Shqiptarëve.
Logjika, ti neve më heret kryetarin, ne ty tani“ është në konflikt të thellë me kuptimin tonë të shqiptarisë. Për ne kjo është shumë më e thellë, mbi të gjitha shumë më e sinqertë.
Nuk janë ndalur me kaq, por është vazhduar me negociata në dy anë.
Nëse jemi fokusuar në negociatat me partitë shqiptare atëherë të paktën kemi pritur që kjo të respektohet, e jo menjëherë të nesërmen të vrapojnë individualisht në negociata tjera, vetëm me qëllim të ruajtjes së pozicioneve dhe karriqave. Nëse zotërinjtë mendojnë që në këtë mënyrë sillen në pajtim me shqiptarizmin e proklamuar, atëherë kemi kuptim diametralisht të kundërt të shqiptarizmit. Sepse, për ne fjala jonë është obligimi jonë.
Akt të ngjashëm ndaj UDSH-së është bërë edhe për zgjedhje parlamentare kur sollën ndihmë nga Prishtina në mënyrë që të bindet UDSH-ja të dilet nga Qeveria. Kur ne e refuzuam këtë, ato mezi pritën të dalin me deklaratë që UDSH po prish çështjen shqiptare, e dhjetë ditë më vonë vrapuan në përqafim të pushtetit qendrorë pa asnjëfarë parakushtesh!?
Prandaj, në mënyrë që UDSH mos të dalin prapë viktimë e kompromiseve të kalbura që kanë qëllim të vetëm zhdukjen e tij nga skena politike e Ulqinit, UDSH morri këtë vendim të vështirë për daljen nga negociatat. UDSH kurrë nuk ka pranuar të bëj tregti politike, e aq më pak ka tregtuar me interesat e popullit shqiptarë dhe interesat e Ulqinit. Për këtë arsye, deklarojmë publikisht që UDSH është e përcaktuar në mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Ulqinit, e mbi të gjitha të përfaqësuesve të popullit shqiptarë. UDSH mendon që në këtë moment nevojitet pushteti më i përgjegjshmi i mundshëm e cila seriozisht do ti përkushtohet zgjedhjes së probleme të mëdha të grumbulluar të qytetarëve tonë. E këtë për momentin mund ta zgjedh në pushtet stabil dhe i qëndrueshëm i përbërë nga kuadrot cilësorë. Ulqinit i nevojitet pushtet i përgjegjshëm dhe i aftë që do të jetë e gatshme të zgjidh problemet e qytetit, e jo një koalicion i kompromiseve të kalbura që ka qëllim të vetëm ruajtjen e pozicioneve dhe interesave të veta personale. Nëse dikush mundet të tregtoj nën tokë, e kemi fjalën për përuljen ndaj PDS-së(DPS) poshtë tavolinës, ne si gjithmonë kemi guxim dhe kurajë që qëndrimet tona ti shprehim qartë dhe haptas, e ky është qëndrimi jonë që do shkojmë në negociata me PDS. Në fund të fundit, kjo është partia e cila ka fituar më së shumti këshilltar.


Shërbimi për informim të UDSH-së

YouTube Preview Image