Muhamed Sytari Myftiu i Shkodres viziton Xhamin e Klleznës me 15 shkurt 2014

February 10, 2014   | Kulturë / Kultura

Muhamed Sytari Myftiu i ShkodresFTESË

 

Me datën 15 shkurt 2014, pra ditën e Shtunë, në ora 19:00 në mbrëmje, Xhamia e Klleznës organizon: Mbrëmje madhështore Islame me rastin e përkujtimit të lindjes së Hz. Muhammedit a.s., me moton: Muhammedi – Krenaria e njerëzimit.

 

Ligjërues dhe musafir special do të jetë thirrësi Islam: Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari.

 

Programi i mbrëmjes do të jetë:

– Shfaqja premier e një filmi të shkurtër  mbi dërgesën e hz. Muhamedit a.s.

– Lexim nga Kurani Famëlartë

– Ligjëratë

– Mevlud

– Ilahi, recitime, salavate

– Dua – Lutje

 

Në fund koktej i begatë.

 

Jeni të mirëseardhur!

Këshilli i xhamisë së Klleznës.