Lojë nervash dhe pazare për shumicën e re parlamentare në Ulqin

February 11, 2014   | Real Estate

Komuna-e-UlqinitUlqini ende pa shumicë parlamentare

Sonte në Ulqin paralajmërohet se do të mbahet  mbledhja e Këshillit Ekzekutiv të PDS në të cilën do të duhej të formohej  ekipi për negociata në krye të të cilës do të jetë kryetari i këtij këshilli Loro Ndrekiq. Nrekiq më parë kishte deklaruar se bisedimet për formimin e shumicës kuvendore dhe të pushtetit lokal në Ulqin do të përfundojnë deri në fund të kësaj jave, duke shtuar se është realizuar parashikimi i tij se partitë nacionale shqiptare nuk do të arrijnë marrëveshje për formimin e pushtetit në Ulqin.

Për ndryshe mbrëmë drejtori politik i PDS, Tarzan Millosheviq, ka thënë se kryesia e kësaj partie i ka shqyrtuar rezultatet e zgjedhjeve në Komunën e Ulqinit ndërsa u është dhënë legjitimitet i plotë organeve të kësaj partie që të bisedojnë me partitë tjera, e që janë në koalicion në nivel shtetëror. Nga ana tjetër siç shkruan gazeta e Podgoricë “VJESTI” , Forca e Re Demokratike dhe koalicioni i “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” ende po përpiqen që ta formojnë shumicën edhe pas largimit nga bisedimet të UDSH. Sipas kësaj gazete dje në Kuvend janë takuar  deputeti Fatmir Gjeka dhe kryetari i Këshillit Komunal të Malit të Zi pozitiv, Dritan Abazoviq. Sipas fjalëve të Abazoviq, partia e tij nuk do të bëj destrukcion, por përkundrazi, ata do ta përkrahin koalicionin e këtyre dy partive për të mirën e Ulqinit, por pa PDS.

TVCG

YouTube Preview Image