Myftiu Muhamed Sytari viziton Këshillin e BI të Ulqinit

February 11, 2014   | Rajoni / Region

Myftiu Muhamed Sytari viziton UlqininTe shtunen    me date 08.02.2014 qendroi ne vizite zyrtare ne Keshillin e Bashkesise islame ne Ulqin myftiu i Shkodres Muhamed Sytari me bashkepunetore. Myftiu Sytari i shoqeruar nga drejtori i medresese Haxhi Sheh Shamia z. Kujtim Dervishi dhe imame e kolege te tjere u prit ne KBI nga kryeimami mr. Ali Bardhi, kryetati i KBI-se, anetaret e Keshillit si dhe imame e nepunes te tjere. Viziten e myftiut e shoqeroi nje atmosfere vellazerore ku dy homologet folen per bashkepunimin e dy institucioneve ne te mire te Islamit dhe muslimaneve ne keto troje.

“Jemi te gezuar tej mase per viziten tuaj. Ulqini dhe Shkodra kane qene historikisht ne lidhje konstante dhe pranimi i Islamit i beri keto dy kala, fortesa te verteta te Islamit ne keto troje. Pergjate historise, kontaktet dhe bashkepunimi kane qene mjaft te ngushte, prandaj duhet qe kete bashkepunim ta ruajme dhe avancojme ne te mire te ketyre dy qyteteve” – tha mr. Ali ef. Bardhi.

Myftiu nga Shkodra Muhamed Sytari tha se eshte i gezuar qe kolegu i tij Ali Bardhi eshte ne krye te ketij institucioni sepse Aliu eshte serioz por edhe shume tip studioz dhe nje njeri i tille eshte i vyeshem per vendin e vet dhe per mbare shqiptaret. Vellazeria ne mes muslimaneve te Shkodres dhe Ulqinit besoj se mes tjerat duhet te kurorezohet me nje nenshkrim marreveshjeje per bashkepunim me te ngushte mes institucioneve tona per t’i ndihmuar njeri tjetrit ne te mire.

Myftiun e pershendeti edhe kryetari i KBI ne Ulqin z. Gazmend Dollaku duke i bere nje prezantim te shkurte te puneve dhe aktiviteteve ne kuader te  KBI dhe duke treguar per arritjet ne lidhje me kthimin dhe revitalizimin e vakufit si dhe vendosmerine ne luften e kthimit te te gjithe pronave te KBI ne Ulqin.

Gjithashtu edhe z. Iljaz Beci si anetar me i vjeter i KBI ne Ulqin pershendeti myftiun per viziten e tij dhe nder te tjera kerkoi nje bashkepunim me te ngushte lidhur me shkembimin e ideve dhe kuadrove ne menyre qe thirja islame ne trojet tona te avancohet me tej.

Me pas, delegacioni nga Shkodra u shoqerua per tek Xhamia e Detareve ku myftiu udhehoqi namazin e drekes ndersa takimi u mbyll me shtruarjen e drekes ne restorantin Alfa.

Burimi: Islam-ul